1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presidenti i ri i Iranit premton zgjidhje të konfliktit atomik.

Bashkësia ndërkombëtare shpreson se me presidentin e ri, konflikti atomik me Iranin do të zgjidhet më shpejt. BE është e gatshme për fillimin e negociatave të reja me Teheranin.

default

Hassan Rohani -Presidenti i Iranit

Pas marrjes zyrtarisht të postit nga presidenti i ri iranian, Hasan Rohani, bashkësia ndërkombëtare pret shanse të reja për një lëvizje të mundshme në drejtim të zgjidhjes së konfliktit atomik. "Zgjidhja e konfliktit sipas këndvështrimit tim është e lehtë", tha Rohani gjatë konferencës së tij të parë për shtyp në Teheran. Bisedimet mund të fillojnë pa vonesë, në qoftë se pala tjetër është e gatshme. Ai shprehu besimin se shqetësimet e dy palëve mund të zgjidhen brenda një kohe të shkurtër dhe vetëm përmes bisedimeve e jo kërcënimeve. Në të njëjtën kohë Rohani bëri të qartë se Irani nuk do të heqë dorë nga programi i tij bërthamor. Rohani nënvizoi se programi i pasurimit të uraniumit është paqësor, i ligjshëm dhe një e drejtë që i takon vendit të tij. Ai shprehur vendosmërinë për t'i dhënë zgjidhje konfliktit të gjatë. „Shtetet e Bashkuara nuk e kuptojnë siç duhet, se çfarë ndodh në Iran. Veprimet dhe fjalët e Uashingtonit janë kontradiktore" - tha Rohani.

BE dhe Irani të gatshëm për vazhdimin e negociatave

Catherine Ashton EU Kommissarin

Catherine Ashton -shefja e diplomacisë europiane

Shtetet e Bashkuara ishin shprehur optimistë me zgjedhjen e tij në krye të vendit me shpresë për zgjidhjen e shqetësimeve për Iranin.
“Nëse qeveria e re e zgjedhur do të angazhohet me seriozitet për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore për çështjen, ajo do të gjejë partnerin e duhur te Shtetet e Bashkuara”, u tha në Uashington. E ngarkuara e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton i shkruajti një letër Rohanit ku ndër të tjera theksonte se ajo me të ashtuquajturin Grupi „5+1“ janë të gatshëm që të vazhdojnë negociatat për programin atomik. Ky grup përbëhet nga pesë vendet me të drejtë vetoje në OKB dhe Gjermania. Bisedimet kishin ngecur së fundi për shkak të përplasjeve për gjetjen e një kompromisi mes palëve. Perëndimi dyshon se Irani po punon për prodhimin e armëve bërthamore.