1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Presidenti i heshtur: Për synimet politike të presidentit libanez, Sulejman dihet pak

Zgjedhja e presidentit të ri të Libanit, Mishel Sulejman komentohet nga të përditshmet gjermane:

default

Mishel Sulejman, president i ri i Libanit

Zgjedhjen e presidentit të ri të Libanit, Mishel Sulejman gazeta DIE WELT e komenton me këto fjalë:

"Si merita më e madhe e Sulejmanit konsiderohet që ai ka ruajtur unitetin e ushtrisë përgjatë gjithë periudhës së krizës. Politikanë të veçantë perëndimorë janë ndierë jo shumë rehat, përballë lidhjes së tij të ngushtë me ish-fuqinë protektorat të Libanit, Sirinë: Sulejmani është emëruar komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura më 1998, pra ende nën sundimin sirian. Edhe vendimi i tij për të mos e lënë të ndërhyjë ushtrinë në përleshjet e dy javëve më parë është i diskutueshëm. Por sipas mendimit të ekspertëve, i dedikohet vetëpërmbajtjes së Sulejmanit që ushtria nuk është përçarë përgjatë linjave politike dhe konfesionale. Por kritikët e akuzuan atë se ua kishte lehtësuar me qëllim marshimin ushtarak Hizbollave. Sulejmani konsiderohet si njeri shumë i heshtur, prandaj për synimet e tij politike dihet pak. Kur e merr fjalën, ai shumicën e herëve flet pro unitetit të Libanit."Vetëm me muskuj nuk mund të vendosësh siguri", tha ai para pak ditësh. "Kombet ndërtohen me forcë kolektive të vullnetit dhe me ndarjen e pushtetit politik."

Ja edhe mendimi i TAGESZEITUNG që del në Berlin:

"Shteti ekziston, sepse atë e garanton ushtria", kjo është kredoja e gjeneralit që flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht. Po t'i kishte angazhuar trupat Sulejmani kundër luftëtarëve Hizbollah dy javë më parë, ushtria do të qe shpërbërë me siguri të madhe. "Injoroni politikën dhe respektoni urdhërat", ishte këto ditë udhëzimi i qartë i Sulejmanit për ushtarët e tij. Sfida më e madhe e Sulejmanit do të jetë mbajtja e të gjithë shtetit, ngjashëm si ushtria, larg nga armiqësitë e kampeve rivalizuese politike, ndoshta edhe një pajtim i mundshëm. Pak para se të merrte postin, ai u shpreh me modesti. Ai tha se nuk mund ta shpëtonte i vetëm vendin, për këtë nevojiteshin përpjekjet e të gjithëve."

  • Data 26.05.2008
  • Autor AD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E61p
  • Data 26.05.2008
  • Autor AD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E61p