1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Presidenti i Gjermanisë kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet e KE

Presidenti Gauck tha se integrimi jep impulse të rëndësishme zhvillimi për anëtarët. Ai kërkoi më tej anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Presidenti Federal i Gjermanisë, Joahim Gauck u shpreh pro njohjes politike të Kosovës nga Këshilli i Evropës. Për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, integrimi në bashkësinë ndërkombëtare jep impulse të rëndësishme, tha Gauck të hënën në një fjalim para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg. "Pikërisht për këtë unë dëshiroj, që të gjitha shtetet e Këshillit të Evropës të jenë të gatshme ta njohin Kosovën si shtet," tha presidenti i Gjermanisë.

Gauck shprehu shpresën, që situata politike në Bjellorusi të ndryshojë, që të diskutohet seriozisht anëtarësimi i këtij vendi në Këshillin të Evropës. Ai tha që kjo do të bëhet, pasi atje të jetë hequr dënimi me vdekje, kur të jenë liruar të burgosurit politikë dhe të kenë ndodhur reforma të gjera demokratike."

Gauck-u tha se njerëzit në Bjellorusi dhe në Kosovë kanë të drejtë të marrin pjesë në vlerat e Këshillit të Evropës, si dhe në "mbrojtjen panevropiane të të drejtave të njeriut".

Anëtare të Këshillit të Evropës janë të gjitha shtetet e Evropës me përjashtim të Kosovës dhe Bjellorusisë.

Autor: Auron Dodi (dpa)