1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Presidenti i BQE kërkon nga eurozona të ratifikojë planin e krizës së borxheve

Megjithë pasigurinë ekonomike në eurozonë, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet kërkoi adoptimin e paketës së ndihmës për Greqinë. Ai tha se ekonomia evropiane vazhdon rritjen.

Jean-Claude Trichet para Parlamentit Evropian

Jean-Claude Trichet para Parlamentit Evropian

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet mori mbështetjen e Parlamentit Evropian për kursin e tij në krizën e euros. "Pa intervenimin e BQE do të kishim pasur më shumë probleme", tha deputeti CDU-së, Werner Langen të hënën në Bruksel.

Jean-Claude Trichet nga ana e tij mendon se vendet e eurozonës duhet të bien dakord shpejt për paketën e re të ndihmave për Greqinë.

"Zbatimi i plotë dhe në kohën e duhur të marrëveshjes së kryetarëve të shteteve të 21 korrikut në këtë drejtim është më e rëndësishmja", tha presidenti i Bankës Qendrore Evropiane të hënën (29.08.) para Komisionit Ekonomik dhe Monetar të Parlamentit Evropian.

Bisedimet janë ndërlikuar për shkak të këkesës së Finlandës për garanci nga Greqia si shpërblim për mbështetjen nga Finlanda të barrës financiare. Gjithashtu ekziston paqartësi për gatishmërinë e huadhënësve privatë për të pranuar humbje të pjesshme në huatë ekzistuese për Athinën.

"Në një kohë kur është arritur një marrëveshje e posaçme për Greqinë vendosmëria e pandryshuar e të gjitha qeverive të eurozonës për të respektuar firmën e tyre sovrane është një çelës për arritjen e financave publike të qendrueshme dhe të shëndetshme" tha Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet.

Fakti që shtetet anëtare nuk e kanë ratifikuar ende marrëveshjen i sjell shqetësim BQE. Parlamenti gjerman, Bundestagu do të votojë në shtator për paketën e ndihmave.

Rritje e ngadaltë ekonomike

Jean-Claude Trichet flet për krizën ekonomike

Jean-Claude Trichet flet për krizën ekonomike

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet tha se ekonomia e eurozonës do të vazhdojë rritjen, por me një "ritëm modest".

"Ne vazhdojmë ta shohim ekonominë e eurozonës të rritet me një ritëm modest, mbi bazën e themeleve të përgjithshme të forta ekonomike në eurozonë. Në të njëjtën kohë, pasiguria mbetet veçanërisht e lartë. Kjo ka të bëjë kryesisht me vazhdimin e rregullimeve fiskale dhe ekonomike në një numër shtetesh të eurozonës dhe në shumicën e ekonomive të tjera të avancuara"

Fjalët e Triche-së u mbështetën nga Komisioneri për Çështjet Monetare të BE, Olli Rehn, i cili tha se "është seriozisht i shqetësuar për vazhdimin e trazirave financiare, të cilat përhapen dhe potencialisht dëmtojnë ripërtëritjen e ekonomisë së vërtetë".

Trishe-ja tha se pret që inflacioni të qendrojë te shifra 2 përqind muajt e ardhshëm. Ai pranoi se ekzistojnë rreziqe për stabilitetin e çmimeve, duke pasur parasysh me këtë mundësinë e ngritjes së tyre.

 

Autor: Auron Dodi (dpa, afp, dw)

Redaktoi:  Angjelina Verbica

 

DW.COM