1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Presidenti gjerman Köhler do të zgjojë interesin për teknikën tek fëmijët

Në konkurrencën për kokat më të mençura Gjermania do të jetë në vend të parë. Para së gjithash ky vend ka nevojë për inxhinierë. Pikërisht për këtë Presidenti Horst Köhler ftoi shkencëtarët e vegjël në festë

Presidenti Koehler dhe e shoqja Eva Luise duke folur me shkencëtarët e vegjël

Presidenti Koehler dhe e shoqja Eva Luise duke folur me shkencëtarët e vegjël

Në parkun e rezidencës Bellevue fëmijet mund të eksperimentojnë, të vrasin mendjen, të ndërtojnë.

Pse vjen drita nga llampa elektrike, dhe pse digjet ndonjëherë llampa? Pikërisht këtë përpiqet të zbulojë Sofia e vogël në bazë të një eksperimenti. Pesëvjeçarja ka mësuar tashmë se duhet të kalojë rrymë elektrike që të funksionojë aparati: "Që të ndriçojë llampa duhet të bërë diçka këtu pastaj diçka këtu edhe tek bateritë."

Shkencëtarët e vegjël- kështu i quan presidenti gjerman, Horst Köhler të ftuarit e tij. Ai i ka ftuar ata që përmes lojës eksperimentuese të zgjojë interesin për shkencat natyrore - me këtë festë në Bellevue u hap sipari i një inisiative për teknikën dhe shkencat natyrore, e cila do të përfshijë të gjithë Gjermaninë.

Arsimi- për presidentin gjerman Köhler është lënda e parë më e rëndësishme, që mund të ofrojë Gjermania- dhe pikërishty ky duhet të jetë i mundur për të gjithë: "Në Gjermani nuk duhet të ekzistojnë shtresa të paarsimuara për shkak të mungesës së parave apo të prindërve, apo sepse fëmijët vijnë nga familja emigratësh. Në Gjermani duhet të ketë arsim për të gjithë dhe këtu kemi një detyrë të madhe të gjithë."

Në një eksperiment tjetër të shkencëtarëve të vegjël, mori pjesë edhe presidenti gjerman. Si reagon lënda e natriumit kur përzihet me ujë dhe acid. Zgjidhja ishte kënaqësi edhe për presidentin Köhler.

  • Data 03.07.2008
  • Autor Rupert Wiederwald
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EVrc
  • Data 03.07.2008
  • Autor Rupert Wiederwald
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EVrc