1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Presidenti gjerman bën thirrje për një politikë më të mirë ndaj refugjatëve

Presidenti gjerman Joachim Gauck kërkon një politikë evropiane për refugjatët që të mbrojë jo vetëm kufijtë, por edhe jetët e njerëzve.

"A i bëjnë ne vërtetë të të gjitha ç'duhet të bëjmë?" Këtë pyetje në lidhje me qëndrimin ndaj refugjatëve presidenti gjerman Joachim Gauck e shtroi për herë të parë në fjalimin e tij të Krishtlindjeve 2013. Në Simpoziumin e 14-të të Berlinit për Mbrojtjen e Refugjatëve, takimi qendror i shoqërisë civile, politikës dhe kishave, ai e zhvilloi këtë çështje dhe i dha një drejtim përgjigjes: Jo vetëm programet financiare apo politike mund të japin një përgjigje, tha Gauck para 100 pjesëmarrësve të simpoziumit por edhe "mënyra se sa ndershëm, në mënyrë pragmatike dhe të matur diskuton politika dhe shoqëria për sfidat e politikës ndaj refugjatëve."

Refugjatët sirianë

Gjermania dhe Evropa bëjnë shumë për të pranuar refugjatë. "Por jo aq sa na duket vetë ndonjëherë," tha Gauck. Numri i kërkesave për azil në Gjermani është dyfishuar këtë vit në krahasim me vitin 2013. Parë si shifër absolute në në asnjë vend tjetër në Evropë nuk vijë më shumë refugjatë se sa në Gjermani.

Por parë në aspektin e numrit të popullsisë Gjermania renditet vetëm në vendin e 9-të. Vendimi për të pranuar edhe 10.000 refugjatë sirianë, është "i drejtë, i rëndësishëm dhe i çmueshëm." Asnjë shtet tjetër në Evropë nuk ka reaguar me programe të ngjashme në konfliktin sirian tha Gauck. Megjithatë, shumica e 32.000 sirianëve që kanë ardhur në Gjermani që nga fillimi i konfliktit sirian ka ardhur nëpërmjet kanalesh të tjera, madje edhe në mënyrë të paligjshme.

Të mbrojmë kufijtë dhe jetët e njerëzve

Një politikë evropiane për refugjatët duhet jo vetëm të mbrojë kufijtë, por edhe jetët e njerëzve. Unë nuk mund të mësohem me pamjet e dramës së refugjatëve që vijnë me anije përmes Detit Mesdhe - tha Gauck. "Askush në Evropë duhet të mësohet me to" sepse këto pamje nuk i përshtaten "imazhit që ne evropianët kemi për veten."

Stadarde evropiane në politikën për refugjatët

Gauck kërkoi një njësim të stadardeve evropiane për politikën për refugjatët dhe që barra e refugjatëve nga Siria dhe vendet e tjera që vijnë përmes Mesdheut të ndahet në mënyrë "të drejtë, transparente dhe solidare".

Duke iu referuar vështirësive të politikës ndaj refugjatëve dhe reformimit të saj për gjetjen e një balance mes nevojës së refugjatëve për të gjetur strehë në vendet e BE-së dhe thirrjeve se është arritur masa e asaj që mund të bëhet dhe prandaj duhen mbyllur dyert, Gauck tha: "Politika ndaj refugjatëve është një "politikë e vështirë pa zgjidhje të lehta."Askush nuk mund t'u ofrojë kurrë "të gjithëve që kërcënohen dhe përndiqen strehë dhe të ardhme". Por ai tha se procedura e azilit nuk të jetë më efektive dhe e shpejtë dhe që dëbimi i atyre që nuk plotësojnë kushtet e azilit duhet të bëhet "në mënyrë humanitare".

Politikë e vështirë

Po ashtu ai kërkoi që politika ta mbajë parasysh se ndihma për emigrantët është në perspektivë afatgjatë ndihmë edhe për shoqëritë e vendeve nga vijnë ata. Gauck tha se emigrantët dërgojnë shumë nga kursimet e tyre tek familjet dhe në këtë mënyrë ata në mënyrë të ngjashme me ndihmën për zhvillimin luftojnë kundër varfërisë. Ata gjithashtu marrin me vetr "njohuritë dhe vlerat", nëse kthehen një ditë në vendlindjen e tyre.