1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Presidenti Gauck viziton Çekinë

Presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck viziton për herë të dytë Çekinë. Gjatë vizitës së tij do të preken edhe tema nga e kaluara që i ngarkojnë raportet mes këtyre vendeve.

default

Gauck për vizitë zyrtare në Çeki

Presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck ka qenë për vizitë në Çeki edhe para dy vitesh, kur ka dërguar sinjale të qarta. Ai si presidenti i parë i Gjermanisë vizitoi një fshat çek të shkatërruar nga nacionalsocialistët në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Ai kishte vënë edhe një kurorë lulesh pranë përmendores së fëmijëve të vrarë në Lidice. Edhe në një letër dërguar presidentit të atëhershëm Vaclav Klaus, me rastin e 70 vjetorit të tmerreve, ai tregonte "prekje dhe turp të thellë". Për këto vepra ai fitoi mirënjohje të shumta në Çeki. Eksperti i opozitarëve socialdemokratë, Lubomir Zaoralek, pati deklaruar: "Për raportet tona fqinjësore me Gjermaninë është shumë me rëndësi që së bashku të mund t'i kujtojmë këto ngjarje." Historiani Pavel Suk foli madje për një "depërtim": "Kjo është një prej deklaratave më njerëzore nga pala gjermane në 70 vitet e fundit."

Tschechoslowakei DDR Deutschland Geschichte Ausreise Flüchtlinge Prag Botschaft

DDR - Çeki, historia e përbashkët e refugjatëve

Këtë të dielë (04.05.2014) Gauck sërish u nis për në Çeki. Por ky është vetëm fillimi, sepse gazeta "Sächsischen Zeitung" shkruan për planet e presidentit që në qershor të bëj një "turne lirie", në Evropën Lindore. Këtë vit shënohet një përvjetor i cili për luftëtarin e dikurshëm për të drejtat e njeriut në Gjermaninë Lindore, me siguri që është shumë i rëndësishëm: Përvjetori i 25 i revolucionit paqësor. Çekosllovakia e atëhereshme ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ribashkimin eGjermanisë. Mijëra gjermanolindorë kanë ikur dhe janë futur në ambasadën çeke në vitin 1989. "Kundërshtimi i nacionalsocializmit dhe revolucioni paqësor janë ndër temat më të preferuara të presidentit Gauck", tha Christiane Brenner nga Collegium Carolinum, për Deutsche Wellen.

Temat më të rëndësishme

Gauck do të qëndrojë tre ditë me radhë në këtë vend me 10 milionë banorë. Së bashku me presidentin Zeman do të vizitojë edhe kampin e përqendrimit në Theresienstadt, ku deri në vitin 1945 janë vrarë rreth 33.000 persona. Në agjendë është kësaj radhe edhe një temë shumë e ndjeshme nga e kaluara çeko-gjermane: dëbimi i gjermanëve sudetë nga Çekia. Pas Luftës së Dytë Botërore rreth tre milionë gjermanë sudetë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre në Çekosllovakinë e atëhershme. Por ekspertët thonë se ndjeshmëria e këtyre çështjeve është zbutur ndërkohë. "Këto çështje madhore kokntestuese në raportet gjermano - çeke e kanë humbur ndërkohë rëndësinë e dikurshme", pohon Jennifer Schevardo, nga Shoqata Gjermane për Politikë të Jashtme.

Në vitin 1938 trupat e Hitlierit janë futur në rajonet e banuar me sudetë. Me 1939 janë okupuar në tërësi vendet Böhmen dhe Mähren dhe janë futur "nën protektorat". Çekët janë shtypur dhe diskriminuar në aspektin politik dhe kulturor në kohën e okupimit gjerman. Por tmerret në Lidice radhiten ndër krimet më të rënda të Luftës së Dytë Botërore në Çeki. Burrat e fshatit janë pushkatuar, ndërsa gratë dhe fëmijët janë rrëmbyer. Pas përfundimit të diktaturës naziste, gjermanët janë detyruar të largohen nga ky rajon. Ky dëbim ka kaluar pjesërisht shumë dhunshëm. Në Aussig, sot Ústí mbi Labem, janë vrarë brenda pak orësh 2700 gjermanë. Nga Çekia janë larguar 2,9 milionë gjermanë. Dëbimi është legjitimuar me ligje të ndryshme pas kthimit të politikanit çek Edvard Beneš në vend. Më pas këto rregulla janë të njorhura si "Dekretet e Benešit", të cilat kanë ngarkuar me dekada raportet gjermano-çeke.

Përpunimi i të kalurës

Joachim Gauck Gedenkstätte Lidice Tschechien

Gauck para monumentit Lidice

"Mendoj se kjo temë nuk është më kaq relevante në raportet gjermano-çeke, për shkak se shumë gjera janë përpunuar", thotë Schevardo. Ajo është e bindur se edhe vizita e tanishme e presidentit Gauck do të komentohet pozitivisht në mediat. "Të kritikosh sot Çekinë për dëbimet e atëhershme, nuk do të ishte e drejtë", thotë ajo. Kështu mendon edhe Christiane Brenner nga Collegium Carolinum. "Ne kemi ardhur në një pikë kur kjo temë është interesante vetëm për një numër të kufizuar njerëzish." Kjo temë është trajtuar në mënyrë intensive edhe në të kaluarën.

"Gjermania dhe Çekia kanë ndërkohë raporte shumë të mira", pohon Schevardo. Në veçanti prej ardhjes në pushtet të socialdemokratëve në këto dy vende. Ministri i Jashtëm çek Lubomír Zaorálek flet me Ti me homologun gjerman Steinmeier. Gjatë vizitës së presidentit Gauck nuk do të bëhet fjalë vetëm për të kaluarën por edhe të tanishmen. Një prej temave më të rëndësishme do të jetë gjendja në Ukrainë dhe pasojat e mundshme për këto dy vende.

Ministria e Jashtme pohon se Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Çekisë. Prej vitit 1993, Gjermania ka investuar në Çeki rreth 20 miliardë euro. Më së shumti janë investuar nga Bavaria dhe Saksonia, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me Çekinë. Bashkëpunim të ngushtë ka edhe në politikën e jashtme. Një bashkëpunim shumë i ngushtë është i domosdoshëm edhe për parandalimin e shpërndarjes së drogës sintetike Chrystal Meth, nga Çekia në vendet e tjera, ndër tjerash edhe në Gjermani.