1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Presidenti Gauck nuk do të rikandidojë për një mandat të ri

Joachim Gauck nuk do të rikandidojë më 2017 për një mandat të dytë si president i RFGJ-së. Këtë e deklaroi vet kreu i shtetit (06.06) në Berlin. Vendimi i krijon kokëçarje koalicionit qeverisës mes CDU/CSU dhe SPD.

Joachim Gauck deklaroi, se nuk do të jetë në dispozicion për një rizgjedhje të tij nga Asambleja Fderale. Si rrjedhojë në shkurt të vitit të ardhshëm do të zgjidhet një president i ri. "Ky vendim nuk ishte i lehtë", tha 76 vjeçari, i cili për mosrikanditimin dha si argument moshën e tij. "Unë nuk dua t'i paraprij një periudhe të dytë prej pesë vjetësh, që kërkon energji e vitalitet, për të cilat nuk mund të garantoj." Për të është një nder i madh t'i shërbejë vendit, dhe gëzohet, që do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në muajt e ardhshëm, tha ai.

Tërheqja e Gauck nga rikandidimi mund t'i ashpërsojë turbullitë masive që gjithsesi ekzistojnë në koalicionin qeverisës me bazë të gjerë mes partive konservatore CDU/CUS dhe SPD(kristiandemokrat/kristiansocial dhe socialdemokratë) . Në sfondin edhe të zgjedhjeve për Bundestagun në vjeshtë 2017 konturohet kësisoj një proces i komplikuar për gjetjen e një kandidati të përshtatshëm për kreun e shtetit. Një zgjidhje e përbashkët mes unionit konservator dhe socialdemokratëve nuk duket në horizont - pavarësisht propozimeve serioze si për presidentin aktual të Bundestagut Norbert Lammert (CDU) apo ministrin e Jashtëm Frank-Walter Steinmeier (SPD).

CDU/CSU, sipas revistës "Der Spiegel", që përpara deklaratës së Gauck pati planifikuar të nominojë një kandidat të vetin, në rast se Gauck nuk do të rikandidonte.

Nga radhët e SPD-së dhe partisë "E Majta" erdhën kërkesa, që nisur nga raporti i mandateve në Asamblenë Federale të propozohej një kandidat konsensual mes këtyre partive duke përfshirë edhe ekologjistët.

Gauck vetëm një herë president

Asambleja Federale mblidhet më 12 shkurt 2017 për zgjedhjen e presidentit. Nisur nga stadi aktual i përbërjes së saj do të ishte e mundur zgjedhja e një kandidati të bllokut SPD, E Majta dhe Ekologjistët. Gjetja e një kandidati është e ndërlikuar, sepse shumë drejtues të partive të unionit CDU/CSU dhe SPD para zgjedhjeve parlamentare i druhen dhënies së sinjaleve që mund të interpretohen si mundësi e një koalicioni të dytë me bazë të gjerë.

Deri para deklarimit të presidentit Gauck, CDU/CSU, SPD dhe ekoligjistët kishin shprehur preferencën për një rikandidim të ish-aktivistit për të drejtat e njeritu nga ish-RDGJ-ja. Edhe kancelarja Merkel ishte shprehur për një rizgjedhje të Gauck. Në një sondazh të realizuar së fundi 70% e qytetarëve mendonin, se ai duhet të vazhdojë si president.

Gauck që më parë drejtonte Autoritetin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Stasi të RDGJ-së, në mars 2012 u zgjodh në postin më të lartë shtetëror pas dorëheqjes së presidentit Christian Wulff.