1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti francez viziton Kinën

25 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CStv

Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi ka udhëtuar për një vizitë shtetërore në Kinë. Pas një programi turistik në mbrëmje ai do të takohet me presidentin kinez Hu Jintao. Në qendër të bisedimeve priten të jenë politika zhvillimorenë Afrikë, mbrojtja e ambientit dhe para së gjithash marrëdhëniet ekonomike.