1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Presidenti francez Sarkozi viziton Britaninë e Madhe

Meqënëse ka probleme me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidenti francez po afrohet tani me kryeministrin britank Braun.

default

Sarkozi dhe Mbretëresha britanike

Nikolas Sarkozi dhe Gordon Braun janë dy persona me karaktere aq të ndryshme politike, saqë opinioni publik britanik e pret me shumë interes vizitën e Sarkozisë. Eskpertët për politikën evropiane flasin për një motor të ri francezo-britanik, sepse Sarkozy nuk kuptohet aq mirë me kancelaren gjermane Merkel. Flitet se Sarkozy është i gatshëm të dërgojë menjëherë 1000 ushtarë shtesë në Afganistan dhe se do të krijojë një iniciativë të re për furnizmin me energji. Por deri tani nuk është deklaruar asgjë hapur, kështu që këto mbeten spekulime.

Marrëdhëniet jo të mira Merkel-Sarkozi përmirësojnë ato franko-britanike

Katinka Barisch, zëvendësdrejtoreshë e qendrës European Center, thotë: "Shkak për këtë vizitë është marrëdhënia e ftohur tashmë gjermano-franceze. Merkel dhe Sarkozi nuk kuptohen me njëri-tjetrin." Pra meqënëse ka probleme me Merkelin, presidenti francez i afrohet tani kryeministrit britank Braun në Londër. Me fjalimin përpara parlamentit britanik dhe takimin me kryeministrin Braun Srakozy kërkon që të dëshmojë në radhë të parë vullnetin për bashkëpunim më të ngushtë, shpjegon Barisch: "Në qendër të takimeve është sigurisht vullneti i mirë për bashkëpunim. Deri përpara pak kohësh nuk ishte kështu. Blair und Chirac nuk kuptoheshin fare me njëri-tjetrin, sidomos pas debateve që u zhvilluan mbi luftën e Irakut. Ky është një hap shumë i madh dhe tani mbetet të shpresojmë se takimet do të kenë edhe pak përmbajtje."

  • Data 27.03.2008
  • Autor Ralf Borchard
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DVQr
  • Data 27.03.2008
  • Autor Ralf Borchard
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DVQr