1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Presidenti Fatmir Sejdiu kërkon nga Serbia që ta njohë realitetin e ri të krijuar në Kosovë

Intervistë me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një vjetorin e pavarësisë.

default

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu


DW : Zoti president, sa janë realizuar pritjet e Kosovës gjatë vitit të parë të pavarësisë?


Sejdiu: Mendojë se është një vit i mbarë për Kosovën. 17 shkurti i vitit 2008, është një moment historik për Kosovën, që shënon ngjarjen kulmore dhe historike për përmbylljen e statusit të saj. Këtë e ndërlidhim me punën në krijimin e institucioneve të nevojshme të shtetit, në radhë të parë korpusi legjislativ me Kushtetutën dhe ligjet, me ndërtimin e rrjetit diplomatik të Kosovës dhe njohjet ndërkombëtare, që janë bërë, me ndërtimin e institucioneve të sigurisë, siç janë Forca e Sigurisë së Kosovës, Agjencia e Inteligjencës së Kosovës dhe së fundi Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Kemi krijuar raporte të mira me vendet fqinjë të Kosovës dhe me vendet e tjera të rajonit. Ka edhe shumë çka nga pritjet tona që kërkojnë punë dhe energji, por kryesisht mund të them se ishte një vit i mbarë.


DW: Kosova është njohur si shtet nga 54 vende, mendoni se diplomacia kosovare apo në tërësi institucionet e Kosovës kanë mundur të bëjnë më shumë që të ketë më shumë njohje?


Sejdiu: Eshtë një punë e nevojshme dhe e domosdoshme që të ketë shtrirje edhe më të madhe. Është e natyrshme se ne kemi një njohje të kualitetit të veçantë me 54 vende, por kemi nevojë që të kemi më shumë njohje për të pasur qasje në mekanizmat ndërkombëtarë siç është OKB-ja, meqë Kosova mëton të jetë pjesë e saj. Rrjeti jonë i diplomacisë dhe i strukturave në vend është modest. Ju e dini se është një start vetëm prej pesë ose gjashtë muajsh pas miratimit të Kushtetutës, por pavarësisht nga ky fakt është bërë një punë e mirë dhe një punë e mirë është bërë edhe nga miqtë e Kosovës, por me vet faktin që do të ketë nevojë që të ketë më shumë njohje kjo nënkupton se do të ketë nevojë për më shumë punë.


DW: zoti presidenti, si i shihni raportet e Kosovës me Serbinë?


Sejdiu: Ne dëshirojmë raporte të mira, karshi gjithë asaj që ka ndodhur në paradoks - të mos kërkimit të faljes nga Serbia për të gjitha ato krime që ka bërë në Kosovë. Qarqet e caktuara serbe edhe në kohën e Millosheviqit, por edhe në kohët e mëvonshme kanë zbatuar ato politika hegjemoniste në relacion me Kosovën dhe vendet e rajonit. Pra Serbia po vazhdon të zhvillojë një politikë të kundërt në kahjet e rajonit dhe integrimeve evropiane. Prandaj, Beogradi e ka për borxh që të dorëzojë kriminel1ët e luftës, ta lerë Kosovën të qetë dhe të tregojë se ka një shkëpuje nga politikat e Millosheviqit. Deri tash në këtë nuk e shohin fatkeqësisht, por nga ana tjetër ne do të vazhdojmë me këtë qasje që kemi, të refleksionit pozitiv të afrisë ndërmjet dy popujve në kuptimin e bashkëpunimeve pozitive si dy shtete sovrane, gjithmonë dhe ansjeherë nuk do të praktikojmë ndonjë qasje si rol inferior të Kosvës në relacion me Serbinë. Për arësye se Kosova është shtet sovran, sikurse Serbia është shtet sovran. Ne i respektojmë realitetet politike dhe respektojmë kufijtë e njëri - tjetrit dhe çdo pretendim tjetër që ka për qëllim daljen jashtë kësaj kornize është i papranueshëm.

  • Data 17.02.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GvuC
  • Data 17.02.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GvuC