1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Presidenti dhe kryeministri i Kosovës kërkojnë prej kancelarive ndërkombëtare njohjen e pavarësisë

Qysh në ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë, qeveria e Kosovës është angazhuar menjëherë që të miratojë ligjet që parashikon propozimi i Marti Ahtisarit.

default

Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaqi u kanë dërguar kërkesa zyrtare vendeve të BE-së SHBA-së dhe vendeve tjera të botës për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ata shpresojnë se gjatë ditës së së hënë do të vijojnë njohjet e para ndërkombëtare për shtetin më të ri në botë. "Kosova pret mesazhe mirëkuptimi për njohjen e pavarësisë nga bota demokratike. Që nga dita e hënë Kosova edhe zyrtarisht është pjesë e familjes së madhe evropiane dhe familjes së madhe të civilizimit botëror", tha kryeministri, Hashim Thaqi, në mbledhjen e qeverisë.

Qysh në ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë, qeveria e Kosovës është angazhuar menjëherë që të miratojë ligjet që parashikon propozimi i Marti Ahtisarit. Miratimi i ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme, miratimi i ligjit për privilegje dhe imunitete diplomatike, miratimi i ligjit për shtetësinë. Ligji për inspektoriatin policor, ligji për dokumentat e udhëtimit, ligji për përdorimin e simboleve shtetërore, ligji për mbrojtjen e zonave të veçanta dhe ligji për vetëqeverisjen lokale, pritet të bëhet me procedurë të përshpejtuar deri nga mesi i muajit mars.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi, tha se dita e parë në Kosovën e pavarur është një përgjegjësi e re për institucionet e Kosovës. Ai tha se qeveria e tij do të punojë maksimalisht që të mbrohen të drejtat e pakicave kombëtare dhe siguroi ata se do të jenë të barabartë me shumicën në Kosovë.

DW.COM

  • Data 18.02.2008
  • Autor
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D9G1
  • Data 18.02.2008
  • Autor
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D9G1