1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presidenti amerikan Xhorxh Bush bën një vizitë në Vatikan

Kjo vizitë tek Papa Benedikti, që duhet të jetë shumë e rëndësishme për presidentin amerikan, i njohur për lidhjen e tij të ngushtë me besimin fetar.

Bush në Vatikan

Bush në Vatikan

Papa nga e tij duhet t'i kthejë mikut nga Uashingtoni përzemërsinë, me të cilin ai u prit në 16 prill në Amerikë, ku madje festoi edhe ditëlindjen. Gregor Hoppe nga Roma

Duhet të jetë një pritje teper miqësore. Shumë pak diplomatë të Vatikanit kanë përmenduar se kjo nuk do të thotë se ka dakordim në të gjitha çështjet e politikës së jashtme. Papa Benedikti i XVI në ditëlindjen e tij në 16 prill u prit përzemërsisht nga presidenti amerikan në Shtëpinë e Bardhë. Nga kjo vjen ndoshta edhe gjesti i pazakontë i kreut të kishtës katolike. Papa do ta presë presidentin amerikan, jo në pallatin apostolik, por në kopshtet e Vatikannit dhe pas një shtëtitje të shkurtër do të shkohet në të ashtuquajturën Madonna della guardia.

Aty pritet një koncert. Suksesi i vizitës së papës në Amerikë do të duhet t' kthehet tashmë presidentit Bush, megjithë diferencat në luftën e Irakut. Nuk duhet nëse kjo temë do të trajtohet në bisedimet tete-a-tete.

Papa Benediktit sigurisht duhet t'i pëlqejë religjioziteti i presidentit amerikan. Nga ana tjetër diplomacia në Vatikan është e shqetësuar për përndjekjen e të krishterëve në Irak dhe pasigurinë që ka shkaktuar lufta aty në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

Ndërsa qytetarët e Romës duhet të ndjehen të letësuar kur në orët e pasdites, presidenti amerikan do të niset drejt Parisit. Sepse vizita të tilla, si kjo e Bushit e shumëfishojnë kaosin e njohur në trafik të Romës.

Ndërsa në Romë në bisedimet politike me udhëheqjen italiaen u bë fjalë për dëshirën e Romës që Italia të përfshihet në negociatat për çështjet atomike me Iranin, përkundër interesave të Berlinit. Ministri i jashtëm italian, Franko Fratini

"Mendoj se është në interesin objektiv të stabilitetit dhe sigurisë botërore të lejohet që Italia të marrë pjesë në një strategji euroatlantike, një strategji kjo e të fuqishmve. Italia e njeh Iranin, nga ana tjetër është e gatshme për të marrë një qëndrim të ashpër në këtë çështje, që i shqetëson mjaft bashkësinë ndërkombëtare, si përhapja e teknologjisë atomike iraniane."

Bus u shpreh në Romë se do ta marrë një konsideratë prononcimin italian. Ndërsa kryeministri Silvio Berluskoni e dha një të fortë të fundit. sipas tij atij nuk i takon të shprehet për fushatën presidenciale në Amerikë por:

"Nuk mund të mos e them një preferencë të fundit, tepër personale, që unë jam për kandidatin republikan, nga një arsye tepër egoiste, që nuk dua të jem më i moshuari në samitin e ardhshëm të G8-s, Mekkein është një muaj më i moshuar se unë."

  • Data 13.06.2008
  • Autor Gregor Hoppe / ARD- Romë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EJ3o
  • Data 13.06.2008
  • Autor Gregor Hoppe / ARD- Romë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EJ3o