1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presidenti amerikan viziton javën e ardhshme Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan Xhorxh Bush do të udhëtoj javën e ardhshme për një vizitë nëntditore në Lindjen e Mesme. Qëllim i vizitës është mbështetja e përpjekjeve paqësore në mes të Izraelit dhe palestinezëve

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush

Me siguri që presidenti amerikan Bush javën e ardhshme nuk do të ndaloj këtu - në Gazë. Gjatë ditëve të kaluara trupat e Hamasit islamik dhe ushtria izraelite kanë zhvilluar përleshje të ashpëra përgjatë tërë rripit bregdetar: Në Çan Junis, në Qytetin e Gazës, në Bejt-Hanoun. Si pasojë e ofenzivës izraelite çdo ditë jetën kanë humbur palestinezë militantë por edhe civilë të pafajshëm. Vetëm të enjten dhe të premten ushtria izraelite vrau 11 njerëz.



Qëllim i Izraelit është të ndaloj shkrepjen e raketave nga Gaza. Por as sulmet nga ajri me helikopterë e as ndërhyrjet nga toka nuk sollën sukses. Suksesi ushtarak kësaj radhe ka kaluar tek pala palestineze. Një raketë Kaqusha e shkrepur në Gazë ka arritur të kaloj një distancë prej 16,5 kilometra - distancë kjo e paarritur deri tani. Raketa ka rënë në veri të Izraelit në qytetin Ashkelon. Një oficer i policisë tha se sipas informatave izraelite bëhet fjalë për një armë të prodhimit iranian: 'Bëhet fjalë për një objekt i cili nuk është i panjohur për ne. Ne jemi në dijeni edhe për mundësitë e kësaj arme'.


Tani frikë nga raketat Kasem dhe Kaqushat nuk duhet të kenë vetëm banëorët e qytetit Sterod por edhe ata të Ashkelonit. 250 mijë izraelitë tani kërcënohen nga raketat palestineze.


Më në rrezik se në Izrael jetojnë njerëzitë në rajonet palestineze. Për të krijuar një pamje reale të gjendjes presidenti amerikan do të ndaloj në Rramalah të Bregut Perëndimor. Në një intervistë dhënë të përditshmes izraelite 'Jedioth Achronoth', Bush tha se pret që Izraeli mos të ndërtoj vendbanime të reja hebreje në rajonet palestineze. Kryeministri izraelit Olmert ka siguruar të enjten mbretin e Jordanisë Abdullah se Izraeli nuk do të ndërtoj më vendbanime të reja hebreje.


Gjatë vizitës së Bushit në Lindjen e Mesme nuk pritet të ketë ndonjë takim trepalësh në mes të presidentit Bush, presidenti Abaz dhe kryeministrit Olmert. Aktualisht nuk janë pjekur kushtet për një takim të tillë edhe pse kjo do të ndodh në një të ardhme të afërt, beson Bush.


Presidenti Bush ka shfaqur shpresën se deri në fund të mandatit të tij presidencial Izraeli dhe palestinezët do të arrijnë një marrëveshje paqësore. Unë jam njeri optimist, ka thënë Bush për mediat izraelite.

  • Data 06.01.2008
  • Autor Engelbrecht, Sebastian / Tel Aviv (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CkhB
  • Data 06.01.2008
  • Autor Engelbrecht, Sebastian / Tel Aviv (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CkhB