1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presidenti amerikan Barack Obama merr sot çmimin nobelist i paqes për vitin 2009

Në Oslo dhe në Stokholm do të dorëzohen këtë të enjte çmimet Nobel të këtij viti. Çmimi Nobel për paqe, që tradicionalisht jepet në Oslo, këtë vit iu dha Presidentit të SHBA-së Barack Obama.

Forcat norvegjeze dhe amerikane të sigurisë duke u përgatitur për fjalimin e Obamës.

Forcat norvegjeze dhe amerikane të sigurisë duke u përgatitur për fjalimin e Obamës.

Obama nderohet për përpjekjet e tij për forcimin e diplomacisë dhe angazhimin për një botë pa armë atomike. Çmimi Nobel për Paqen dorëzohet që prej vitit 1901 në kryeqytetin e Norvegjisë Oslo më datën 10 dhjetor, ditën e vdekjes së Alfred Nobel-it. Ky çmim shoqërohet me dhjetë milionë korona suedeze (rreth 972.000 euro).

Në mënyrë të veçantë nderohet angazhimi i Obamës për një botë pa armë atomike.

Në mënyrë të veçantë nderohet angazhimi i Obamës për një botë pa armë atomike.

Nderimi i Obamës me çmimin e paqes bëhet në një moment kur lufta në Afganistan vazhdon. Sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë në fjalën e tij në Oslo, Obama synon të sqarojë se përse në të njëjtën kohë që përpiqet për paqen do të dërgojë në Afganistan edhe rreth 30.000 ushtarë të tjerë. Po ashtu në fjalimin e tij në ceremoninë e dorëzimit të çmimit Nobel Obama do të trajtojë krahas konceptit për forcën drejtuese të SHBA-së edhe përgjegjësinë e shteteve të tjera për paqen në botë.

Sipas zëdhënësit të qeverisë Robert Gibbs vetë Obama vjen në Olso me ndjenja të dyzuara. "Ai e kupton dhe e pranon që nuk bën pjesë në të njëjtën kategori si Mandela dhe nënë Tereza," tha Gibbs duke pasur parasysh edhe reagimet e përmbajtura dhe faktin që shumë amerikanë u befasuan me vendimin për çmimin Nobel, ngaqë Obama u nderua vetëm pas rreth nëntë muajsh në këtë post dhe nuk kishte kohë të tregonte rezultate.

Gjithsesi sipas Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen "Barack Obama nderohet me Çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve." Në mënyrë të veçantë nderohet angazhimi i Obamës për një botë pa armë atomike.

Sipas zëdhënësit të qeverisë Robert Gibbs vetë Obama vjen në Olso me ndjenja të dyzuara.

Sipas zëdhënësit të qeverisë Robert Gibbs vetë Obama vjen në Olso me ndjenja të dyzuara.

Si president Obama ka krijuar një atmosferë të re në politikën ndërkombëtare - thuhet në argumentimin e Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen. Diplomacia shumëpalëshe dhe rëndësia e OKB-së dhe e organizatave të tjera ndërkombëtare janë sërish në qendër të vëmendjes. Madje dialogu dhe bisedimet shihen si instrumenta të preferuara edhe për zgjidhjen e konflikteve më të vështira ndërkombëtare. Nën drejtimin e Obamës SHBA po lun një rol konstruktiv edhe në politikën për klimën - sqarohet më tej në argumentim.

"Rallëkush ka tërhequr dhe fituar aq shumë sa Obama vëmendjen e botës dhe i ka dhënë popullit të vet shpresë për një të ardhme më të mirë," - thuhet në argumentimin e Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen. "Diplomacia e tij bazohet në përfytyrimin se ata që duhet të drejtojnë botën, duhet ta bëjnë këtë mbi bazën e atyre vlerave dhe përfytyrimeve që janë të përbashkëta për shumicën e popullsisë së botës." - vazhdon argumentimi. Pikërisht këto janë edhe pozicionet për të cilat angazhohet që prej 108 vjetësh edhe Komiteti i Çmimit Nobel për Paqen.

Autor : Dr. Pandeli Pani

Redaktoi : Aida Cama

DW.COM

  • Data 10.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kyln
  • Data 10.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kyln