1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presidenti afgan Hamid Karzai fillon punën për herë të dytë

Dikur ai konsiderohej si shpresa për Afaganistanin: Hamid Karsai. Por pas rizgjedhjes në postin e presidentit të vendit, ndaj tij po shtohet presioni që të fillojë të merret me problemet e vendit.

Karzai premtoi po të njëjtat gjëra që kishte premtuar më 2004.

Karzai premtoi po të njëjtat gjëra që kishte premtuar më 2004.

Fjalimi i Karzait me rastin e bërjes së betimit si president nuk përmbante ndonjë surprizë: ai premtoi se do të luftojë korrupsionin, mungesën e kompetencës dhe tregtinë e drogave – pra po të njëjtat gjëra që kishte premtuar edhe për periudhën e parë në këtë post në vitin 2004. Edhe thirrja e tij për pajtim me rebelët nuk qe e re: "Një asamble e madhe duhet të ndihmojë për të rivendosur pas 30 vjetësh lufte paqen në Afganistan", tha shefi i shtetit dhe i qeverisë afgane.

Karzai bashkë me Fahimin dhe Mohaqeqin.

Karzai bashkë me Fahimin dhe Mohaqeqin.

Fjalët duhet të ndiqen nga vepra

Sidomos bashkësia ndërkombëtare, e cila kishte dërguar shumë përfaqësues për të marrë pjesë në ceremoninë festive në Afganistan, do të ngulë këmbë që Karzai ta marrë punën seriozisht. MPJ gjerman Guido Westerwelle tha se beson se fjalët do të ndiqen nga vepra. Kolegia amerikane e Westerwelles, Hillary Clinton, deklaroi se, Karzai dhe qeveria e tij duhet të bëjnë më shumë se sa deri tani.

Ky është edhe mendimi i shumë qytetarëve të Kabulit: "Karzai duhet të kujdeset para së gjithash për sigurinë", - thotë një nëpunës.

Por rebelët janë duke marrë krahë në Afganistan

Në Hindukush janë vrarë këtë vit mbi 400 ushtarë të huaj, më shumë se ndonjëherë më parë. Numri i të vrarëve nga radhët e forcave afgane të sigurisë është edhe më i lartë. Megjithatë Hamid Karzai deklaroi se për pesë vjet Afganistani do të kujdeset vetë për sigurinë e vendit.

Afganas duke ndjekur zgjedhjet në televizion.

"Karzai duhet të kujdeset para së gjithash për sigurinë", - thotë një qytetar.

Por afganët presin më tepër se sa siguri: "Duhet shfarosur korrusioni", thotë ky shitës në Kabul. Statistika e fundit e Transparency International e rendit Afganistanin thuajse në krye të vendeve të indeksit botëror të korrupsionit. Korrupsioni dhe pasiguria u krijojnë probleme edhe sipërmarrjeve të sukseshme afgane si p.sh. koncernit të telekomunikacionit Roshan. Jo vetëm sipërmarrja e tij, e ndjen veten të lënë vetëm prej shtetit afgan thotë shefi i Roshan-it Altaf Ladak: "Ne nuk kemi mbështetjen e ministrisë as për sigurinë dhe as kundrë korrpsionit. Qeveria dhe presidenti duhet të merren urgjentisht me këto probleme."

Karzai bashkë me Fahimin dhe Mohaqeqin

Në rast se vitet e ardhshme gjendja në Afganistan nuk do të ndryshojë, atëhere vendi do të marrë të tatëpjetën. Hamid Karzai premtoi se në kabinetin e tij të ri do të përfshijë vetëm teknicientë. Por në qeverinë e ardhshme të tij janë të përfaqësuar edhe dy krerë luftërash. Duke e parë Karzain që bënte betimin bashkë me dy drejtuesit e luftrave, Fahimin dhe Mohaqeqin, disa vëzhguesve iu shtuan dyshimet në lidhje me fillimin e ri që premton Karzai.

Autor : Sabina Matthay / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 20.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kbcf
  • Data 20.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kbcf