1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Presidenti çek Klaus e vazhdon lojën me shqetësimin e bashkëkombësve të tij

Zhvillimet brenda partisë socialdemokrate gjermane dhe qëndrimi i çek dhe polak ndaj ratifikimit të Marrëveshjes së Lisbonës

default

Presidenti çek Vaclav Klaus duke folur në Pragë, me 9 tetor 2009.

Gazeta "Märkische Allgemeine" lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes së Lisbonës për Reformimin e BE-së duke iu referuar qëndrimit të Pragës dhe Varshavës shkruan: "Presidenti çek Vaclav Klaus ka bërë një paraqitje të çuditshme. Jo më me pak ngurtësi se kolegu i tij polak e shikon ai kartën e të dëbuarve dhe paralajmëron për një pretendim për pronësi të sudetëve gjermanë. Megjithëse çdo ekspert i së drejtës ndërkombëtare e di që nga Traktati i Lisbonës nuk mund të arësyetohen ex post pretendime të tilla, Klausi e vazhdon lojën me shqetësimin e bashkëkombësve të tij. Por ai nuk do t´ia arrijë qëllimit. Kjo sepse shumica e çekëve nuk do të izolohet në Bashkimin Evopian dhe ata do të distancohen nga presidenti i tyre edhe më shumë se deri tani. Qëndrimi i qeverisë në Pragë është gjithashtu i qartë."

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton zhvillimet brenda partisë socialdemokrate (SPD) në Gjermani pas humbjes së saj në zgjedhjet parlamentare të 28 shtatorit: "Shqetësimi i kryesisë federale, që konflikti për pushtet midis kryetarit të partisë në landin e Turingenit Matschi dhe kryetarit të bashkisë së Erfurtit Bausewein dhe vorbullat e krijuara në shoqatat e landeve, i kanë rrënjët e tyre në frikën për humbjen rëndësisë së partisë dhe pamundësisë së saj për të qeverisur. Këtu takohet edhe frika e SPD-së me atë të partisë së majtë Die Linke: pa një forcë minimale të SPD-së nuk ka asnjë shpresë për një koalicion qeverisës midis këtyre dy partive aq më tepër tani, kur ambjentalistët (ose disa nga drejtuesit e tyre) po e kërkojnë shpëtimin e tyre duke u larguar prej bashkësisë së pafat të koalicionit me socialdemokratët."

Gazeta "Berliner Zeitung" po mbi këtë temë komenton: Opcioni qeverisës mes socialdemokratëve dhe partisë së majtë (die Linke)nuk mjafton më as në qytetin e Berlinit me pesë parti. Mes partisë së majtë dhe ambjentalistëve ka një segment të ngushtë, që kryetari i SPD-së së Berlinit, Michael Müller, synon ta fitojë për partinë e tij duke përdorur titullin e qytetit solidar, në të cilin çdo njeri mban peshën edhe për të tjerët. Kjo do të ishte nga këndvështrimi i tendencave shpërbërëse të zonave dhe lagjeve patjetër e domosdoshme. Por edhe në këtë fushë konkurrenca është aktive. Partia e majtë ofron gjithnjë e më shumë si për shembull në çështjen e pagës minimale."

Autor: Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4Ny
  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4Ny