1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenca shqiptare e Kȅshillit tȅ Europȅs

Ani Ruci2 Qershor 2012

Nën moton "Tȅ bashkuar nȅ diversitet" Shqipȅria drejton presidencȅn e rradhȅs tȅ Komitetit tȅ Ministrave tȅ Kȅshillit tȅ Europȅs pȅr gjashtȅmujorin e dytȅ tȅ kȅtij viti.

https://p.dw.com/p/156tj
Salla plenare e Këshillit të Europës në StrazburgFotografi: AP

Kryetari i kȅtij Komiteti, Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtȅm i Shqipȅrisȅ, Edmond Haxhinasto thotȅ pȅr programin shqip tȅ DW se gjatȅ kȅsaj presidence Shqipȅria do tȅ promovojȅ bashkȅjetesȅn paqȅsore dhe do tȅ mbȅshtesȅ anȅtarȅsimin sa mȅ tȅ shpejtȅ tȅ Kosovȅs nȅ Kȅshillin e Europȅs.

Diversiteti mbetet njȅ nga arritjet mȅ tȅ mȅdha tȅ Europȅs dhe parakusht i kreativitetit, pȅr tȅ cilin duket se Europa ka sot mȅ shumȅ nevojȅ se kurrȅ. Nȅ kȅtȅ kuadȅr vjen edhe motoja e presidencȅs shqiptare "Tȅ bashkuar nȅ diversitet" nȅ vazhdim tȅ projektit tȅ Kȅshillit tȅ Europȅs: "Të jetojmë së bashku - të harmonizojmë diversitetin dhe lirinë në Evropën e shekullit të 21-të", njȅ projek ky paneuropoian qȅ synon pȅrmirȅsimin e marrdhȅnieve mes komuniteteve fetare dhe etnike nȅ Europȅ.

"Synimi kryesor i Presidencȅs sȅ Komitetit tȅ Ministrave tȅ Kȅshillit tȅ Europȅs, tȅ sapomarrȅ nga Shqipȅria, të shprehur nën moton "Tȅ bashkuar nȅ diversitet" është promovimi i vlerave tȅ tilla si bashkejetesa, toleranca, respektimi i tȅ drejtave tȅ minoriteteve. Kȅto vlera synojmȅ tȅ vihen nȅ mȅnyrȅ mȅ tȅ qartȅ nȅ curriculat mȅsimore, qȅ brezat e ardhshȅm europianȅ t' i kenȅ mȅ tȅ konsoliduara kȅto vlera nȅ konstitucionin e tyre shpirtȅror, vlera qȅ Shqipȅria i promovon dhe i zbaton mȅ sȅ miri nȅ shoqȅrinȅ e e saj", thotȅ për DW, Kryetari i kȅtij Komiteti, Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtȅm i Shqipȅrisȅ, Edmond Haxhinasto.

Me kȅtȅ synim tȅ Presidencȅn e saj, Shqipȅria pȅrpiqet tȅ kontribuojȅ nȅ pȅrballlimin e sfidave qȅ ka nxjerrȅ sot para shoqȅrive europiane rigjallȅrimi i intolerancȅs dhe diskriminimit, sidomos ndaj komuniteteve rome dhe emigrantȅve. Pȅr tȅ diskutuar pȅr politikat europiane qȅ duhen ndȅrrmarȅ pȅr frenimin e rigjallȅrimit tȅ intolerancȅs , do tȅ organizohet nȅ Tiranȅ, gjatȅ presidencȅs shqiptare, njȅ konferencȅ ndȅrkombȅtare e nivelit tȅ lartȅ.

Prioritete të Kȅshillit tȅ Europȅs dhe presidenca shqiptare

Description: 1. Albanian Vice Prime Minister and Minister of Foreign Affairs, Edmond Haxhinasto. Author: Ani Ruci, shot on May 31st,2012, Tirana Edmond Haxhinasto (* 16. November 1966 in Tirana) ist ein albanischer Politiker der Sozialistischen Bewegung für Integration (LSI) und amtierender Außenminister.
Edmond Haxhinasto, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i ShqipërisëFotografi: DW

Shqipȅria merr presidencȅn e Kȅshillit tȅ Europȅs pas njȅ historie 17 vjeçare bashkȅpunimi me organizatën gjatë së cilës ajo e ka asistuar Shqipȅrinȅ pȅr tȅ kryer reformat demokratike, për forcimin e institucioneve dhe në rrugën drejt plotȅsimit tȅ standarteve qȅ kȅrkon procesi i integrimit nȅ BE. Si anȅtare e Kȅshillit tȅ Europȅs Shqipȅria u bȅ palȅ edhe nȅ realizimin e prioriteteve dhe reformimit tȅ vetȅ organizatȅs, që synojnë shndërrimin e sa nȅ njȅ aktor tȅ fuqishȅm politik dhe mbikqyrëse të mbrojtjes sȅ tȅ drejtave tȅ njeriut. Tani nȅ rolin e kryesueses sȅ rradhȅs tȅ Komitetit tȅ MInistrave tȅ Kȅshillit tȅ Europȅs Shqipëria do tȅ ketȅ nȅ qȅndȅr vazhdimin e reformimit te institucioneve të Këshillit të Europës.

"Do tȅ vazhdojmȅ reformȅn e Gjykatȅs Europiane tȅ tȅ Drejtave tȅ Njeriut, do tȅ ecim drejt zbatimit tȅ Deklaratȅs sȅ Brighton-t , thelbi i tȅ cilȅs ȅshtȅ garantimi i efikasitetit afatgjatë të sistemit të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe përmirësimi i zbatimit të saj në nivel kombëtar. Me kȅtȅ reforme ȅshtȅ e lidhur ngushtȅ nisma e sekretarit tȅ pȅrgjithshȅm tȅ Kȅshillit tȅ Europȅs. Z. Jagland pȅr tȅ rritur efikasitetin e organizatȅs, si njȅ gardiane e vlerave tȅ demokracisȅ nȅ tȅ gjithȅ hapȅsirȅn europiane", thotȅ Z.Edmond Haxhinasto.

Promovim i bashkȅpunimit rajonal

Roli stabilizuers dhe moderues i Shqipȅrisȅ nȅ rajonin e Ballkanit Perȅndimor ka mundȅsuar njȅ prioritet tjetȅr qȅ synon Presidenca shqiptare e Kȅshillit tȅ Europȅs gjatȅ mandatit tȅ saj: promovimin e bashkȅpunimit rajonal . Z. Haxhinasti thekson se do tȅ synohet integrimi më i madh midis vendeve të rajonit si parakusht pȅr progres në procesin e integrimit evropian. Nȅ kȅtȅ kuadȅr vjen edhe mbȅshtetja e Shqipërisë për njȅ angazhim mȅ tȅ madh tȅ Kȅshillit tȅ Europȅs nȅ Kosovȅ.  "Shqipȅria nȅ pozicionin e saj kȅrkon njȅ anȅtarȅsim sa mȅ tȅ shpejtȅ tȅ Kosovȅs nȅ KE pasi vlerȅson se kjo do tȅ mundȅsonte pȅrqafimin mȅ tȅ shpejtȅ tȅ tȅ gjitha vlerave europiane nȅ konsolidimin e shtetit mȅ tȅ ri tȅ Europȅs, nȅ drejtim tȅ legjislascionit, tȅ gjithȅ korpusit legjislativ tȅ Kosovȅs nȅ pȅrputhje tȅ plotȅ me standardet europiane, adaptimin nȅ legjislcionin e saj tȅ tȅ gjitha Konventave tȅ Kȅshilit tȅ Europȅs, sidomos ato qȅ kanȅ tȅ bȅjnȅ me institucionet demokratike, minoritetet dhe bashkȅjetesȅn",  thekson Kryesuesi i presidenceȅs shqiptare në këtë forum, Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtȅm i Shqipȅrisȅ, Edmond Haxhinasto.

Shqipȅria u bȅ anȅtare e Kȅshillit tȅ Europȅs nȅ vitin 1995. Nȅ harkun e kȅtyre viteve Kȅshilli i Europȅs ka mbrojtur respektimin e tȅ drejtave tȅ njeriut nȅ Shqipȅri dhe ka kritikuar ashpȅr qeveritȅ e majta dhe te djathta pȅr mosrespektim tȅ sȅ drejtȅs themelore tȅ pronȅs dhe ushtrim tȅ dhunȅs ndaj tȅ ndaluarve nȅ dhomat e paraburgimit.