1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Preparate të reja për luftimin e EHEC

Epidemia EHEC mbetet problem në Gjermani, numri i të infektuarve rritet përditë. Për të rritur shanset e shërimit të të sëmurëve, klinika të ndryshme gjermane po përdorin për të parën herë një preparat.

Preparate të reja kundër EHEC

Preparate të reja kundër EHEC

Në fund të majit filloi Shkolla e Lartë Mjekësore e Hanoverit me preparatin e ri. Si përpjekje shërimi, pasi preparati për trajtimin e sëmundjesve me EHEC nuk është ende i licensuar, thotë Prof. Hermann Haller, drejtor i klinikës për nefrologjinë:

"Së pari duhet thënë krejt qartë, se nuk po flasim për kurë të re çudibërëse, po për një mundësi të dytë për të trajtuar sëmundjen. Përdorim i suksesshëm. Ne kemi nisur me këtë trajtim mbi bazën e studimeve të tjera, që kemi bërë tashmë me këtë antitrup në rastin e sëmundjeve të tjera (sidoqoftë me shumë pak pacientë)."

Shumica e pacientëve u ndienë që një ditë më vonë shumë më mirë. Në këtë pikëpamje një lajm i mirë. Edhe në Hamburg, Kiel dhe klinika të tjera po përdoret ndërkohë preparati me antitrup.

Plazma e gjakut ndërrohet për tri ditë

Spitalet e përfshira janë marrë vesh mes tyre, që te personat e prekur të ndërrohet plazma e gjakut fillimisht për tre ditë. Gjatë këtij procesi trupi lahet nga lëndët helmuese. Në rast se gjendja vazhdon të jetë kritike, paralelisht me dializën medikamenti i ri jepet si infuzion.

Preparati i ri paralizon sistemin e imunitetit të pacientit, në mënyrë që qelizat e mureve të enëve të gjakut, veçanërisht ato të veshkave, të mos sulmohen më. Në këtë mënyrë synohet të ndalohen proceset qelbëzuese në enët e gjakut.

Por kjo do të thotë edhe që bakteriet EHEC dhe lëndët helmuese, që prodhohen prej patogjenit, mbeten të paprekura. Në këtë kuptim nuk bëhet fjalë për terapi etiologjike. Por me sa duket preparati është në gjendje të mbrojë enët e gjakut dhe kësisoj edhe veshkat, sepse parametrat e qelbëzimit u ulën në matje dukshëm.

Autor: Michael Engel/Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 06.06.2011
  • Fjalët kyç ehec
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11VD3
  • Data 06.06.2011
  • Fjalët kyç ehec
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11VD3