1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Premtime fiskale të kristiansocialëve gjermanë dhe propozimet për krijimin e këshillit kombëtar të sigurisë

Kristiansocialistët shtyjnë drejt lehtësimeve fiskale, dhe kristiandemokratët propozojnë një lloj këshilli kombëtar sigurie.

default

Kölnische Rundschau mbi nismën e bashkimit kristiandemokrat-kristiansocial për krijimin e këshillit kombëtar të sigurisë:

Po të nisemi nga supozimi se dikur Partia Socialdemokrate do ta kapërcejë krizën e saj të vazhdueshme dhe se do ta gjejë të paktën në fushatën zgjedhore unitetin, atëherë përfundimi është i qartë: Bashkimi kristiandemokrat-kristiansocial duhet ta përmirësojë rezultatin e vet. Kjo është me sa duket prapavija e dy inkursioneve tematike të fundjavës. Kristiansocialistët shtyjnë drejt lehtësimeve fiskale, dhe kristiandemokratët propozojnë një lloj këshilli kombëtar sigurie. Pra partitë motra po merren respektivisht me kompetenca thelbësore të bashkimit kristiandemokrat-kristiansocial: politikën financiare dhe sigurinë. T'i mbash të forta anët e tua të forta kjo është një metodë e sprovuar. Megjithatë vetëm atëherë kur në këtë mënyrë fuqizohet besueshmëria dhe nuk vihet në lojë. Për sa u takon planeve fiskale të kristiansocialëve është me vend një mosbesim i shëndoshë.


Pikërisht këto plane fiskale komenton Frankfurter Allgemeine Zeitung: (...) Pothuajse asnjë taksapagues nuk arrin të kuptojë përse koalicioni i madh i kufizoi kaq shumë mundësitë e zbritjes prej detyrimit fiskal të shpenzimeve për vajtjen në punë ose të të shpenzimeve për zyrën në shtëpi apo për këshilltarin e taksave. Pas gëzimit të vakët për rritjen e vogël të pagës shumë prej tyre vënë re se në fund u mbeten më pak para sesa më parë. Prandaj thënia bazë e Huberit «Më shumë neto për bruto» prek ndjenjat e taksapaguesve kyç nga shtresa e mesme. Është me vend të lehtësohen para së gjithash njerëzit me të ardhura të vogla dhe të mesme. Dhe ka ardhur koha që niveli i të ardhurave për normën më të lartë të tatimit të rritet (...). (...) Përgjigjja acaruese e ministrit socialdemokrat të financave Steinbrück ndaj propozimeve bavareze është aq bajate sa edhe kthesa e Huberit në çështjen njohjes së shpenzimeve për vajtjen në punë. (...)

  • Data 05.05.2008
  • Autor Ajazaj, Elert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DtMV
  • Data 05.05.2008
  • Autor Ajazaj, Elert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DtMV