1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Premisa jo të mira - Clinton viziton Lndjen e Mesme

Hillary Clinton zhvillon këtë fundjavë një mision ndërmjetësimi në Lindjen e Mesme. Në fillim ajo u takua në Abu Dhabi me presidentin palestinenz Mahmud Abbas.

Ministrja e jashtme amerikane Hillary Clinton

Ministrja e jashtme amerikane Hillary Clinton

Shpresa e madhe për një politikë të re amerikane në Lindjen e Mesme, të cilën zgjoi presidenti i SHBA-së Barack Obama para pak muajsh me fjalën e tij mbajtur në Universitetin e Kajros, ka rënë. Konsiderata që gëzon Obama në radhët e popullsisë izraelite është më e ulët se ndaj asnjë presidenti tjetër amerikan. Sipas një sondazhi të fundit të publikuar para pak ditësh vetëm gjashtë deri në dhjetë për qind e izraelitëve janë të bindur se Obama mbështet Izraelin. Shtëpia e Bardhë është ankuar ndërkaq tek qeveria izraelite për vlerat negative të reputacionit të Obamës, njoftojnë të përditshmet izraelite.

Obama, në përpjekje për një vizion të ri në Lindjen e Mesme

Presidenti i SHBA-së po bën përpjekje të ndryshme që të ofrojë vizionin e tij për Lindjen e Mesme, si p.sh. me një mesazh përmes videos me rastin e një konference ndërkombëtare nën patronazhin e presidentit Shimon Peres më 20 tetor:

Ne të gjithë duhet të marrim përsipër pjesën tonë të përgjegjësisë për të arritur përparime. Nëse ne hedhim sytë nga e ardhmja, përfytyroni çfarë mund të arrijmë, nëse do të kapërcenim dallimet tona në mendime, nëse mes një Izraeli të sigurtë dhe një Palestine të pavarur do të mbretëronte paqeja dhe shtetet arabe do të zotoheshin për një pajtim të vërtetë”.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama

Presidenti i SHBA-së Barack Obama

Edhe udhëheqësit palestinezë të zhgënjyer nga politika e Obama-s

Edhe presidenti palestinez Mahmud Abbas është shumë i zhgënjyer nga presidenti Obama dhe ministrja e tij e Jashtme, thonë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në Ramallah. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, nuk ka ndryshuar qysh prej mandatit të tij të parë në vitet '90. Ai edhe sot shprehet me nota ekstreme ashtu si dikur, shkruan gazeta “Ha'aretz”, e cila citon deklaratat e Abazit. Ndërmjetësuesi i Abazit në bisedime Saed Erekat i hedh poshtë pretendimet e Netanjahut se Izraeli është gati për rifillimin e bisedimeve pa asnjë kusht. Erekat tha për radion e ushtrisë izraelite, se këtë palestinezët po e dëgjojnë në mënyrë të përsëritur qysh prej nënshkrimit të marrëveshjes të Oslos para 15 vjetësh.

Megjithatë: “Ne duam t'i rifillojnë bisedimet, por problemi për kryeministrin tuaj, për Netanjahun, është: A është ai i gatshëm t'i rifillojë bisedimet e mbyllura për Jeruzalemin ose ngulimet aty ku i pezulluam në dhjetor të 2008-s? Sepse çdo herë vjen një kryeministër dhe pastaj thuhet: Unë dëshiroj të filloj nga e para”.

Abbas ndejn mungesën e ish kryeministrit izraelit Olmert

Olmert dhe Abbas në Jeruzalem

Olmert dhe Abbas në Jeruzalem

Me ish-kryeministrin Ehud Olmert Abazi kishte qenë në një mendje për pothuaj të gjitha çështjet gjatë bisedimeve para luftës në Gazë në dhjetorin e vitit të kaluar, thonë qarqet pranë presidentit palestinez. Aktualisht Abazi e ndjen mungesën e Olmertit.

Edhe presidentit i parlamentit të Hamasit, Ahmad Bahar, thotë se kanë pritur më shumë nga presidenti i ri i SHBA-së:

Shumë njerëz ishin optimistë me fjalën që mbajti Obama ne Egjipt. Ne kemi shpresuar se Obama me politikën e tij balancon mes dy palëve. Ai ka premtuar që do të ndalojë ngulimet. Por për fat të keq ai nuk mundi ta bëjë këtë dhe është në anën e Izraelit. Ai ka futur në të njëjtin thes viktimën dhe agresorin. Prandaj ne nuk presim më shumë nga ai”.

I dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchel, i cili ka parapërgatitur vizitën e shkurtër të ministres së tij të Jashtme, u përpoq t'i mbante sa më të pakta shpresat se gjatë vizitës do të arrihen përparime për t'u përmendur. " Nuk kemi asnjë sukses, diferencat mes palëve vazhdojnë" - citon gazeta Ha'retz një bashkëpunëtor të lartë të Mitchell-it.

Autor: Clemen Verenkotte/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Pandeli Pani

  • Data 31.10.2009
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KJsn
  • Data 31.10.2009
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KJsn