1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pranimi pa kufi i refugjatëve i pamundur

Adelheid Feilcke16 Shkurt 2016

Ministri i Jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz mbron në intervistë me DW idenë e kufizimit të numrit të refugjatëve. Sipas tij pranimi pa fund i refugjatëve në Evropë nuk do të jetë i mundur.

https://p.dw.com/p/1Hvtw
Sebastian Kurz
Fotografi: picture-alliance/dpa/G. Licovski

DW: Kërcënimi i mbylljes së kufirit nga Austria është kritikuar ashpër në vendet fqinjë të jugut. Vendet paralajmërojnë për një efekt domino. Çfarë u ofroni ju këtyre vendeve?

Sebastian Kurz: Së pari, ne jemi në një shkëmbim intensiv me të gjitha këto vende. Unë e kuptoj se kjo është një sfidë për të gjitha vendet përgjatë rrugës që ndjekin refugjatët. Deri tani këto vende ishin vetëm vende tranzit, dmth. detyra kryesore e tyre ishte për të përcjellë refugjatët sa më shpejt të jetë e mundur nga një kufi në tjetrin. Kjo është shumë më pak e vështirë se sa të jesh vend destinacioni. Ne e dimë këtë shumë mirë, sepse Austria ka qenë deri tani në të njëjtën kohë si vend destinacioni edhe vend tranzit.

Ne pranojmë me kënaqësi këshilla nga të gjithë ata që e japin një kontribut shumë më të madh se sa ne. Problemi është, se ka vetëm një vend në Evropë i cili ka marrë një numër më të lartë refugjatësh për frymë popullsie se sa ne , Suedia. Sllovenia vitin e fundit ka paranuar vetëm 1,000 vetë, fqinjët tanë çekë kanë marrë edhe më pak njerëz, Serbia nuk ka pothuajse asnjë njeri që ka aplikuar për azil, në Kroaci ka pasur, unë mendoj vetëm ca qindra, në Austri, kanë qenë 90.000.

Ajo që përpiqem unë është të arrij mirëkuptim, që ne nuk mund të strehojmë edhe 90.000 vetë dhe se ne duhet të vendosim thjesht një maksimum. Ne jemi të gatshëm që të marrim në vitin 2016, 37.500 vetë që, shumë më tepër se të gjitha vendet përgjatë rrugës së refugjatëve së bashku. Dhe në të njëjtën kohë ne jemi në kontakt të ngushtë me këto vende, pra me kolegët përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor: që gjërat duhet të jenë sa më të koordinuara. Por në qoftë se nuk ka zgjidhje evropiane, atëherë ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër se sa kufizojmë fluksin e njerëzve në Austri.

Këto vendet janë shpallur si vende të sigurta origjine, në të njëjtën kohë shumë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor shprehin shqetësimin se perspektiva e tyre evropiane po bëhet për ta gjithnjë e më të largët. A nuk duhet të bëhet më tepër për t'i integruar këto vende më shpejt dhe më mirë?

Unë nuk shpresoj se perspektiva evropiane po bëhet më e lartë, përkundrazi, Austria është duke bërë çdo gjë të mundshme për t'i mbështetur vendet në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Dhe unë mendoj se kushdo që e njeh zonën, e di se baza për paqen dhe sigurinë në rajon është siguria evropiane. Dhe në qoftë se nuk ka perspektiva të tilla evropiane, do të ketë një zhvillim negativ në rajon. Dhe Gjermania, Austria, ne vendet e Evropës Qendrore, do të jemi ato që do të vuajnë më së shumti prej kësaj.

Vendet e Vishegradit janë duke bërë të gjithë thirrje për t'i mbyllur kufijtë deri në Maqedoni. Çfarë mendoni për këtë propozim?

Ne jemi në bisedime shumë të ngushta me vendet e Vishegradit. Unë besoj se ne kemi luftuar shumë gjatë për një zgjidhje evropiane, por që deri tani të gjitha përpjekjet në drejtim nuk kanë funksionuar. Kështu që ka nevojë për një fillim të ri, dhe sipas mendimit tim, një reduktim i rrjedhës së refugjatëve në Evropën Qendrore, që mbështet edhe nga shtetet përgjatë rrugës ballkanike do të ketë gjithashtu një efekt pozitiv, pra që do të arrijmë në një zgjidhje evropiane.

Sebastian Kurz
Sebastian KurzFotografi: Getty Images/AFP/E. Dunand

Fillimisht kjo do të tishte një sinjal për trafikanët, për refugjatët, sidomos për të gjithë refugjatët ekonomikë, që Evropa është e mbingarkuar dhe ne mund të pranojë më asnjë, dhe kjo do të thotë, që më pak njerëz do të nisen për të ardhur këtu. Dhe së dyti jam i bindur që gatishmëria për ndihmë në Greqi do të jetë papritur shumë e madhe, në qoftë se Greqia nuk do të jetë vetëm një vend tranzit ku asnjë refugjat nuk qëndron më gjatë se 24 orë, dhe nëse Greqia sheh se rruga për Evropën Qendrore nuk është më aq e lehtë, siç ishte rasti vitin e kaluar.

Ju doni me këtë ta zhvendosni më përpara kufirin e Shengenit, por a nuk do të hyni kështu fillisht në konflikt me Greqinë, në vend që ta ndihmoni atë?

Ne kemi një vit duke u përpjekur për ta mbështetur Greqinë. Ka pasur oferta të shumta të Bashkimit Evropian, të cilat nuk janë miratuar. Ka pasur përpjekje të panumërta. Nëse papritur gjehet një zgjidhje, unë jam i pari që do ta duartrokas dhe do të gëzohem së bashku me të gjithë të tjerët. Por për aq kohë sa nuk do të kemi një zgjidhje të madhe, ne nuk mund të presim derisa Austria dhe vendet e tjera të mbingarkohen, por duhet të marrim masa kombëtare. Ne nuk duam, por na duhet ta bëjmë këtë, dhe në anën tjetër është më mirë që të konsultoheni me rajonin se sa të vendosim masa thjesht kombëtare.

Dhe prandaj jo vetëm ne, por dhe vendet e Vishegradit jemi në kontakt të ngushtë me vendet përgjatë rrugës ballkanike për t'u koordinuar mirë në përpjekjet për të zvogëluar fluksin e refugjatëve. Pranimi pa fund i refugjatëve në Evropë nuk do të jetë i mundur.

Sipas mendimit tim, është dhe shumë më të qëndrueshme nëse ndihmojmë në nivel lokal. Dhe ne kemi parë tek shembulli i Suedisë, se çfarë ndodhë në qoftë se një vend mbingarkohet. Suedia e cila ka qenë gjithmonë pararojë në ndihmën për zhvillimin dhe bashkëpunimin, tani u detyrua të shkurtojë fondet e ndihmës për zhvillimin për t'i përdorur paratë për strehimin e refugjatëve në Suedi. Në qoftë se kjo nuk do të kushtonte shumë më shumë se sa për të ndihmuar vendet direkt, kjo do të ishte aq keq. Por meqë me aq para sa duhet për të mbajtur një refugjat në Suedi mund të mbahen 20, 30 apo 40 refugjatë në rajonet nga vijnë ata, kjo nuk është zgjidhje e mirë. Ne duhet të largohemi nga pranimi pa fund i refugjatëve drejt një reduktimt të numrit të tyre.

Sebastian Kurz është prej dhjetorit 2013 ministër i Jashtëm i Austrisë.

Intervistën e zhvilloi gazetarja e DW-së Adelheid Feilcke në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, së bashku me ZDF.