1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e Brendshëm marrin masa

15 Qershor 2017

Pak para zgjedhjeve secili ka nevojë për sukses. Ndaj ministrat e Brendshëm mund të jenë të kënaqur me kompromiset e arritura.

https://p.dw.com/p/2ei3i
Deutschland Innenministerkonferenz in Dresden
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Kahnert

Në 16 landet e tyre, të gjithë ministrat e Brendshëm do t'a prezantojnë si sukses takimin treditor në Dresden. Pavarësisht se cilit bllok politik i takojnë - SPD, CDU dhe CSU. Edhe ministri i Brendshëm Thomas de Maizière (CDU) do të mund të paraqesë lajme pozitive tek Kancelarja Angela Merkel. Dhe vërtetë: secili mund të pohojë se i ka realizuar kërkesat e tij.

Ndonëse pyetja vendimtare që shtrohet është: çfarë sjellin konkludimet e Dresdenit për siguri më të mirë të qytetarëve? Përgjigja do të dihet më vonë, kur të shihet nëse funksionon modeli për analizimin e rrezikuesve. Një i tillë ka qenë edhe Anis Amri, i cili në Berlin ka kryer sulmin e fundit terriorist, në dhjetor të vitit të kaluar.

Një vrimë më pak në rrjetin e sigurisë

Deutschland Innenministerkonferenz in Dresden
Thomas de MaisiereFotografi: picture-alliance/dpa/S. Kahnert

Autoritetet shpresojnë se me këto konkludime kanë mbyllur një vrimë në rrjetin e sigurisë. Rreziku për sulme të ngjashme është tani më i vogël. Por terroristët potencialë nuk janë gjithmonë nën mbikqyrjen e policisë dhe organeve sekrete. Madje edhe të rinjtë dhe fëmijët mund të indoktrinohen nga terrorizmi. Një shembull i tillë është sulmi me thikë i 15-vjeçarit Safia S. kundër një polici në Hanover.

Askush nuk e besonte që personave të moshës gjashtë deri 14 - vjeç do t'u merren gjurmët e gishtërinjve. Ministrat e Brendshëm të landeve gjermane ranë dakord për këtë, për të evituar paraqitjen e shumëfishtë të refugjatëve që kërkojnë azil dhe ndihma sociale. Por kjo më shumë ndihmon në luftën kundër keqpërdorimeve të shërbimeve sociale, sesa për evitimin e sulmeve terroriste.

Sa komplekse dhe e komplikuar është çështja, tregon edhe procesi i largimit të azilkërkuesve të refuzuar. Për shkak të gjendjes së sigurisë, ata nuk mund të kthehen në Afganistan. Ministrat e brendshëm thonë se ata që kanë kryer vepra penale dhe të dyshuarit për terrorizëm mund të largohen. Por a mund të praktikohet ky rregull? Dhe e dyta, gjithmonë duhet llogaritur me rrezikun që personat që nuk kanë rënë në sy mund të kryejnë ndonjë sulm terrorist.

Problemet me dallimet

Këto gjëra i dinë natyrisht edhe ministrat e brendshëm të landeve, të cilët duan të duken më të besueshëm në vitin zgjedhor 2017. Por edhe këtu shihen dallimet politike mes tyre. Në konferencë nuk është rënë dakord për mbulesat. Në landet e drejtuara nga socialdemokratët: Berlin, Bremen dhe Renania Veriore - Vestfalia (këtu ka fituar së fundi CDU, por ende nuk ka marrë pushtetin) janë refuzuar shpeshtimet e kontrolleve. Do të ishte një rastësi tepër e madhe, në qoftë se gjatë kontrolleve takon një person që është nisur të kryejë ndonjë akt terrorist. Ndaj ata refuzojnë dyshimet e përgjithësuara ndaj grupeve të caktuara. Racial Profiling, pra kontrolli i personave vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës apo flokëve, e helmon atmosferën dhe nuk sjellë më shumë siguri.

Liberalët dhe ekologjistët kërkojnë më shumë influencë

Deutsche Welle Marcel Fürstenau Kommentarbild ohne Mikrofon
Marcel FürstenauFotografi: DW

Ministrat mund të jenë të kënaqur me rezultatet e konferencës në Dresden, sepse kanë treguar gatishmëri për kompromise. Por ata e dinë që në lande mund të ndryshojnë shpejtë gjërat - varësisht nga rezultatet e zgjedhjeve. Në NRW tani më pritet ndryshimi i qeverisë, ku do të jenë liberalët. Edhe në Schlewig-Holstein, do të ketë ndryshime, me futjen e ekologjistëve në qeveri.

Të dy këto parti kanë kritika ndaj partive CDU dhe SPD. Ndaj mbetet hapur se çfarë do të ndodhë me konkludimet e konferencës në Dresden. Ndërsa pas zgjedhjeve federale me 24 shtator, këto çështje do të jenë edhe më të rëndësishme, varësisht se kush do të qeverisë vendin - Angela Merkel apo dikush tjetër.

Deutsche Welle Marcel Fürstenau Kommentarbild ohne Mikrofon
Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore