1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

PPP zgjedh kryetar Bilaval Buto Zardarin, djalin e Benazir Butos

Bashkëshorti i Butos, Asif Ali Zardari do të marrë postin e bashkëkryetarit të partisë. Me kryesimin e ri të dyfishtë Partia Popullore e Pakistanit synon të konkurrojë në zgjedhjet parlamentare të janarit.

default

Bilawal Zardari me babain e tij Asif Ali Zardari

Partia Popullore Pakistaneze (PPP) të djelën (30.12) zgjodhi kryetar Bilaval Buto Zardarin, djalin 19 vjeçar të Benazir Butos. Bashkëshorti i Butos, Asif Ali Zardari do të marrë postin e bashkëkryetarit të partisë. Me kryesimin e ri të dyfishtë Partia Popullore e Pakistanit synon të konkurrojë në zgjedhjet parlamentare të janarit.
Ndjenja të forta u shprehën të djelën në mbrëmje (30.12) në Naudero, selia e fisit Buto në provincën jugore të Pakistanit Sindh. “Rroftë Benazir Buto”, thërrisnin simpatizantët e kryetares së vrarë të partisë. Por ata thërrisnin edhe "rroftë Bilavali”. Djali 19 vjeçar i Benazir Butos pason të jëmën si kryetar partie.
Këtë e vendosi kryesia e Partisë Popullore të Pakistanit e mbledhur në Naudero. Në këtë mënyrë partia iu përgjigj dëshirës së Benazir Butos. Bilaval Buto Zardari lexoi në mbledhjen e kryesisë amanetin politik të mamasë së tij, gjë që i preku shumë nga kokat e partisë. Më pas në një konferencë shtypi ai tha: “Unë jam zgjedhur nga presidiumi i partisë popullore dhe i jam mirënjohës atij për besimin që më dhanë si kryetar partie. Lufta e gjatë historike e partisë për demokraci do të vazhdojë me forca të reja. Nëna ime gjithmonë ka thënë: demokracia është hakmarrja më e mirë.”

Bilavali 19 vjeçar sapo ka nisur studimet në Oksford dhe do t´i vazhdojë ato


dhe më pas do të marrë postin si kryetar partie, siç tha ai. Puna e


përditshme politike për këtë periudhë do të drejtohet nga nënkëkryetari prej


shumë vitesh i partisë Makhdom Fahim dhe nga bashkëshorti i Benazir


Butos, Asif Ali Zardari. Benazir Buto dëshironte që Fahim të jetë kandidati


për postin e kryeministrit. Partia vendosi që t´i përmbahet 8 janarit si datë e


zgjedhjeve parlamentare.

  • Data 30.12.2007
  • Autor Heinzle, Christoph / Delhi (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CiDg
  • Data 30.12.2007
  • Autor Heinzle, Christoph / Delhi (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CiDg