1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pozicionet radikale përkeqësojnë konfliktin e Lindjes së Mesme

Dështimi i bisedimeve mes Izraelit dhe palestinezëve lidhet edhe me forcimin e fundamentalistëve fetarë dhe politikë.

Që pas dështimit të negociatave të armëpushimit mes Izraelit dhe palestinezëve nga Gaza po qëllohen përsëri raketa në drejtim të Tel-Avivit. Nga bazat ajrore izraelite aeroplanët u nisën për të sulmuar objekte në Rripin e Gazës dhe të paktën 19 palestinezë janë vrarë pas rifillimit të sulmeve.

Palestinezët kërkojnë heqjen e bllokadës, kurse Izraeli pranon të lejojë vetëm lehtësimin e saj dhe tani të dyja palët bëjnë përgjegjëse alën tjetër për dështimin e bisedimeve.

Por ndërprerja e bisedimeve tregon gjithashtu se sa pak mund t'ia lejojnë vetes të dyja palëtpër që t'i bëjnë palës tjetër vetëm koncesione minimale. Negociatorët janë nën presion të madh në vendet e tyre. ## Të dyja palët kanë pësuar dëme të mëdha gjatë luftës. Prandaj negociatorëve çdo lëshim u konsiderohet si dobësi. Përveç kësaj pozicionet janë ashpërsuar dhe të dy palët e kanë të vështirë të heqin dorë prej tyre. Në të njëjtën kohë ato i lejojnë vetes që ta akuzojnë palën tjetër për fundamentalizëm, në emër të të cilit ajo refuzon armëpushimin dhe bisedimet për paqe.

Fundamentalizmi fetar i Hamasit

Sidomos lehtë e ka Izraeli ta ngrejë këtë pretendim. Për këtë Izraeli mjafton vetëm t'i referohet Kartës së Hamasit të përpiluar në vitin 1988. Aty bëhet thirrje për shkatërrimin e Izraelit: "Izraeli do të mbetet deri sa Islami ta heqë qafe." Izraeli jo vetëm duhet hequr qafe - pra të shfroset - por kjo duhet të bëhet në emër të fesë Islame.

Karta ka 20 vket që nuk përdoret më tha për DW-në zëdhënësi i Hamasit Ahmad Yousef. "Ne nuk e përdorim atë as në mësim dhe ai referohemi asaj." Por Hamasi nuk do ta shfuqizojë këtë kartë dhe Izraeli e merr këtë si shkak për të dyshuar tek bisedimet.

Teokraci izraelite?

Më komplekse është situata në vetë Izrael. Në parlamentin izraelit, Knesset, aktualisht janë të përfaqësuara tri parti hebreje ortodokse. Së bashku atokanë 30 nga 120 vendet. "New York Times" vërente në muajin prill në një editorial se këto forca do ta ndryshojnë në thelb kulturën politike të Izraelit: "Partitë radikale përpiqen për ta kthyer Izraelin në një teokraci," shkruante gazeta.

Kësaj akuze iu kundërpërgjigj menjëherë duke e kundërshtuar gazetari izraelit Yair Rosenberg në revistën on-line "tabletmag": "Çifutët ortodoksë nuk janë të gjithë të njëjtë, jo të gjitha partitë ortodokse janë të njëjta, dhe jo të gjithë hebrenjtë ortodoksë përpiqen ta kthejnë Izraelin në një teokraci."

Megjithatë edhe në Izrael shfaqen lëvizje fundamentaliste. Kështu kolonë ekstremistë kanë ngritur ngulime në Jordanin Perëndimor dhe ka pasur edhe raste të , pra sulme fizike ndaj myslimanëve dhe madje edhe të krishterëve në Jordanin Perëndimor. Po ashtu në korrik rabini Dov Lior që jeton në Bregun Perëndimor të Lumt Jordan dhe ka bindje kombëtaro-fetare e shpalli shkatërrimin e të gjithë Rripit të Gazës si një gjë të pranueshme.

Forcim i spektrit politik të djathtë

Po ashtu në Izrael vihet re një forcim i spektrit politik të djathtë dhe rënie e numrit të atyre që e konsiderojnë veten të majtë apo si të majtë të moderuar. ta përbëjnë sipas anketimeve vetëm 12%.

Një pjesë e të majtëve izraelitë e sheh rrezikun prej ekstremizmit politik si rrezik më të mas se ekstremizimi fetar dhe një sfidë më të madhe për kulturën politike të vendit. "Izraeli nuk po rrëshqet drejt një teokracie, por në drejtim të një represioni energjik dhe shpesh brutal, që çon aq shpesh në nacionalizëm ekstrem," shkruante publicist Mitchell Plitnick në prill në revistën on-line "lobelog.com".