1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pozicionet mbeten të çimentuara: Dështojnë bisedimet Kosovë - Serbi

Përpjekja e parë e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, që të ulë në një tavolinë Prishtinën dhe Beogradin dështoi. Zannieri nuk e përjashton mundësinë e imponimit të axhendës së bisedimeve.

default

UNMIK

Misioni i UNMIK-ut, nuk po mund të bindë palën kosovare që të nisë dialogun teknik me autoritetet e Beogradit. Ishte pikërisht çështja e trashëgimisë kulturore e fetare serbe në Kosovë, pjesë e planit gjashtë pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, për të cilën Prishtina nuk pranoi të bisedojë. Planin gjashtë pikësh Prishtina nuk e pranon.

Zannieri: Bisedimet me Serbinë - një proces i krijimit të marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, thotë se ai duhet t'i përmbahet raportit të KS-it të nëntorit të vitit të shkuar, i cili brenda planit gjashtë pikësh parasheh bisedime të Kosovës me Serbinë. "Kemi raportin e Këshillit të Sigurimit dhe unë e shoh atë si tërësi. Ka shumë çështje, është 6-pikëshi, plan i OKB-së dhe është 4-pikëshi, plan i Prishtinës, është rikonfigurimi i UNMIK-ut dhe ka shumë çështje që kërkojnë zgjidhje dhe axhenda është shumë e gjerë".

UN Kosovo Verhandlungen in Wien

Për herë të fundit shqiptarët dhe serbët ishin të ulur në një tavolinë gjatë negociatave për statusin në Vjenë, të cilat nuk patën ndonjë sukses

Zannieri këshillon që bisedimet me Serbinë të mos shihen si proces negociator, por si një proces i krijimit të marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ato në fund të fundit mund të zhvillohen në mënyra të ndryshme, është i mendimit ai.

Qëndrimi i palës kosovare

Pala kosovare thotë se ajo është e vetëdijshme se Beogradi nuk ka për synim të bisedojë për çështje teknike. Sipas saj Beogradi do t'i japë bisedave kah politik, për t'iu rikthyer temës qëndrore statusit të Kosovës. Kërkesa që çështja e statusit të Kosovës të bisedohet sërish me Prishtinën, vazhdon të jetë në axhendën e qeverisë së Serbisë.

Në këtë linjë, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se bisedimet për statusin e Kosovës kanë përfunduar që kur Prishtina e ka pranuar planin e Marti Ahtisarit. "Ne e mbajmë zotimin tonë për projektin Ahtisaari. E kemi shpallur pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt dhe në Deklaratën e shpalljes së pavarësisë nga përfaqësuesit e popullit, e kemi edhe këtë zotim dhe do ta mbajmë. Në çështjet që kanë pikërisht karakterin teknik .

Kosovos President Fatmir Sejdiu

Presidenti, Fatmir Sejdiu

Është çështje e institucioneve që në komisione praktike të bisedohe t në atë nivel, por asnjë qasje nuk do të jetë e pranueshme, e cila do të ketë tendencë që të hyhet në një rrafsh të ri të komunikimeve për çështjen e statusit", thotë presidenti Sejdiu.

Bllokimi i bisedimeve vështirëson punën e misioneve ndërkombëtare në Kosovë

Kundërshtimet në qëndrime ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës rreth bisedimeve të mundshme ndërmjet dy vendeve, vazhdojnë të mbajnë pezull edhe angazhimin e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. Edhe UNMIK-u edhe misioni i BE-së, janë të favor të zhvillimit të bisedave teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prishtina është shprehur e hapur për bisedime teknike. Ajo kërkon që këto bisedime të zhvillohen në cilësinë e dy vendeve fqinjë.

Analisti i pavarur, Ilir Deda, thotë se nëse institucionet e Kosovës kanë ndërmend të hyjnë në bisedime teknike me Beogradin, atëherë ato duhet të hartojnë një axhendë. "Unë mendoj se bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit nuk duhet të jenë në bazë të axhendës së bashkësisë ndërkombëtare, por duhet të jenë në bazë të axhendës së përbashkët.

Kosovo Unabhängigkeit Erklärung im Parlament in Pristina

Parlamenti

Qeveria e Kosovës duhet të dalë me axhendën e saj, se cilat çështje dëshiron t'i diskutojë me Beogradin dhe në cilat çështje mendon se Beogradi mund ta ndihmojë Kosovën në rrumbullakimin e shtetësisë", thotë analisti Ilir Deda. Sidoqoftë, marrë parasysh pozicionet krejtësisht të kundërta të Kosovës dhe Serbisë rreth bisedave teknike, ka mbetur e paqartë se me çfarë plani do të mund të zhvillohej ndonjë takim eventual ndërmjet dy vendeve.

Përpjekja e parë e shefit të UNMIKut që të ulë në një tavolinë Prishtinën dhe Beogradin dështoi, por Lamberto Zannieri ka thënë se ai do të udhëtojë vazhdimisht edhe në Beograd për të parë se si mund të arrihet në një pikë, kur të dyja vendet të bisedojnë për çështje që kanë interes të përbashkët. Në këtë mënyrë sipas tij UNMIK-u, krahas rikonfigurimit mund të kryejë edhe misionin që ia përcakton rezoluta 1244 e KS-it.


  • Data 12.02.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GsnO
  • Data 12.02.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GsnO