1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pozicione të qarta në takimin e të Painkuadruarve

Auron Dodi (dpa, afp)27 Gusht 2012

Irani hapi takimin e Shteteve të Painkuadruara. Shteti islamik është kthyer në mikpritës të një konference ndërkombëtare dhe e shfrytëzon rastin për të fituar aleatë.

https://p.dw.com/p/15x1C
Shtetet e Painkuadruara janë mbledhur në Iran
Shtetet e Painkuadruara janë mbledhur në IranFotografi: picture-alliance/dpa

Fjalën e hapjes në Teheran, ministri i Jashtëm, Ali Akbar Salehi e shfrytëzoi për ta bërë të qartë pozicionin e vendit të tij " NAM, (shtetet e painkuadruara) duhet të veprojnë seriozisht kundër sanksioneve financiare të disa vendeve kundër shteteve të tyre anëtare", tha Salehi. Me fjalë të tjera: Shtetet e Painkuadruara duhet të ngrihen kundër sanksioneve të vendosura nga OKB-ja, SHBA dhe BE ndaj Iranit. Salehi shprehu më tej shqetësimin për "rritjen e pushtetit të KS të OKB-së". Ai kërkoi një reformim të këtij Këshilli.

Al-Akbar Salehi kërkon pozicionim ndaj sanksioneve
Al-Akbar Salehi kërkon pozicionim ndaj sanksioneveFotografi: picture-alliance/dpa

Irani kritikohet për shkak të strategjisë së tij atomike: ky vend mban në punë reaktorë bërthamorë, pasuron uranium dhe bën kërkime bërthamore. Shtetet perëndimore e akuzojnë Iranin se ndjek synime ushtarake. Izraeli madje kërcënon me një goditje ushtarake për ta penguar ndërtimin e bombës atomike iraniane. Irani nga ana tjetër e kundërshton tezën se punon për synime ushtarake. "Ne i përmbahemi natyrës paqësore të programit tonë atomik dhe duam të drejtat tona legjitime në këtë drejtim", tha Salehi në takimin e nivelit të lartë. Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore dhe disa institucione të OKB-së ai i akuzoi se aplikojnë "standarte të dyfishta".

Propozim për krizën e Sirisë

Në takimin disaditor të Shteteve të Painkuadruara Irani do të bëjë një propozim për t'i dhënë fund krizës në Siri. "Shtetet e Painkuadruara janë kundër çdo përzierje të huaj dhe aktiviteteve terroriste," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme. Vetë sirianët duhet të vendosin për "fatin e tyre politik". Shtetet pjesëmarrëse duan të zhvillojnë konsultime edhe për një grup kontakti për Sirinë.

120 shtete diskutojnë gjashtë ditë
120 shtete diskutojnë gjashtë ditëFotografi: ISNA

Megjithë kundërshtimet e forta të SHBA dhe të Izraelit, në konferencën gjashtëditore do të shkojë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Para fillimit të konferencës, një lajm shkaktoi paqartësi. Mediet patën bërë të ditur se presidenti Mahmud Ahmadinexhad kishte ftuar në takimin e nivelit të lartë shefin e organizatës radikale islamike palestineze, Hamas, Ismail Hanija. Me këtë ai do të kishte rrezikuar refuzimin për pjesëmarrje të Mahmud Abassit, Presidentit të Autoriteteve Palestineze të Autonomisë. Por ky është lajm i gabuar, bëri të ditur një zëdhënës i konferencës.

Konferenca me propozim për Sirinë
Konferenca me propozim për SirinëFotografi: ISNA

Lëvizja e Shteteve të Painkuadruara është një grup me struktura jo fikse, ku aktualisht bëjnë pjesë 120 shtete. Aktualisht ajo është organizata më e madhe pas OKB-së. Anëtare janë shtete si India, Kuba, Malta, Koreja e Veriut, Iraku dhe Egjipti. Shumica e shteteve anëtare janë shtete aziatike dhe afrikane në zhvillim ose në ekspansion. 25 shtete e themeluan këtë organizatë në vitin 1961, me inisiativën e Jugosllavisë. Atëherë, organizata kushte synime luftën kundër imperializmit, racizmit dhe armatimit. Megjithëse takimi zhvillohet njëherë në tri vjet, rrallë ai ka tërhequr kaq shumë vëmendjen sa këtë herë.