1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Post i vështirë, po misioni a u realizua?

Obama e pati të vështirë me reformat, se në Kongres sundonte partia opozitare.

DW: Gjatë tetë vjetëve që Obama ishte president i SHBA-së papunësia ra në nivelin nën 5% dhe rrogat u rritën  mesatarisht me rreth 12%. Pse ka kaq shumë njerëz të pakënaqur me demokratët?

Michael  Burda: Shtresat e ulëta nuk e marrin pjesën e tyre që u takon. Është e lehtë që t'ia hedhësh fajin ekonomisë, ndryshimeve teknologjike apo  globalizimit. Kjo ka çuar në një pakënaqësi shumë të lartë.

DW: A kishte mundësi Obama që ta luftonte më mirë pabarazinë e të ardhurave, p.sh. përmes rritjes së pagës minimale apo favorizime taksore për të varfërit?

Michael  Burda: Kjo është e vështirë, kur në Kongres sundon partia opozitare. Obama pati mjaft fuqi për të realizuar në periudhën e tij të parë në post reformën shëndetësore, por prej kësaj kohe ai arriti vetëm suksese modeste. Ai nuk mundi as të ngrinte pagën minimale dhe as synime të tjera për shkak se republikanët bllokonin gjithçka.

Michael  Burda është profesor i ekonomisë pranë Universitetit Humboldt  në Berlin