1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Poshtë reve të hirit ka edhe fitimtarë

Ndërsa shoqëritë ajrore po ankohen gjithnjë e më tepër për humbje financiare, poshtë reve të hirit vullkanik ka plot firma që po nxjerrin fitime dhe po përfitojnë prej kësaj gjendjeje.

Poshtë reve të hirit ka edhe fitimtarë- Hekurudha Gjermane, Deutsche Bahn.

Poshtë reve të hirit ka edhe fitimtarë- Hekurudha Gjermane, Deutsche Bahn

Ndërsa deri dje sipërmarrjes së Hekurudhave Gjermane i duhej të bënte vazhdimisht reklamë për të fituar pasagjerë, tani papritur ata jo vetëm që janë shtuar, por rrinë edhe në radhë për të prerë bileta dhe për të udhëtuar me tren. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me tren është rritur me një të tretën.

"Veç trenave kemi vënë në dispozicion edhe trena shtesë, sqaron zëdhënësi i Hekurudhave Jürgen Kornmann, dhe do të përpiqemi që të gjithë udhëtarët të arrijnë në destinacion."

Fitime rekord po shënojnë këto ditë jo vetëm sipërmarrjet e transportit hekurudhor, por edhe firmat që japin makina me qera. Për të përballuar fluksin e madh të kërkesave këto firma kanë blerë madje edhe mijëra makina shtesë. Kohë të arta për biznes, thotë Christoph Weiss, që drejton një nga stacionet e sipërmarrjes Avis: "Kemi kërkesa jashtëzakonisht të mëdha për të marrë me qera makina për një rrugë. P. sh. sot ka pasur një numër ekstrem kërkesash në Spanjë, në Barcelonë dhe Madrid. Gjatë fundjavës kishte kërkesa të mëdha në Kopenhagë. Pra njerëzit përpiqen të marrin makina me qera për të shkuar në ato vende ku avionët nuk fluturojnë dot."

Avion i Air Berlin

Avion i Air Berlin

Gjithçka me rrota duket për momentin më e domosdoshme se kurrë, kështu edhe autobusët, për të cilët shumëkush rrudhte buzët, po përpjetojnë këto ditë një come back të paparashikuar.

Firma e autobusëve Deutsche Touring ka që prej të premtes pesë herë më tepër autobusë në punë se zakonisht: "Që të premten kemi shtuar turnet e punës dhe megjithëse se kemi porositur autobusë ekstra të gjitha biletat janë të shitura."

Konjunkturë të lartë kanë këto ditë edhe mënyrat luksoze të udhëtimit. Shefi i shërbimit i hotelit luksoz të Berlinit Adlon, thotë se shumë klientë porosisin për momentin limuzina me shofer, disa madje edhe helikopterë.

Secili pra e zgjedh mjetin sipas xhepit, e rëndësishme është që të vazhdojë rrugën për në destinacion.

Autor: Kerstin Schweizer/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 21.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N1jY
  • Data 21.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N1jY