1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Portugezët largohen nga kriza në vend

Mijëra portugezë kanë emigruar vitet e fundit në Mozambik. Ata largohen nga kriza ekonomike dhe papunësia në vendin e tyre dhe shkojnë në ish-koloninë portugeze, ku ekonomia është në zhvillim.

default

Pazari Maputo

Gonçalo Fernandes kontrollon çdo mëngjes punën në kantierin e ndërtimit në Avenida Armando Tivane, në qendër të Maputos. Inxhinieri 31 vjeçar nga Portugalia kontrollon si po ecën puna në ndërtimin e një godine 16 katëshe banimi, me 45 apartamente luksoze dhe një pishinë.

Gonçalo Fernandes jeton në kryeqytetin e Mozambikut që prej shtatorit 2012, dhe e ndien veten mirë këtu. Ai është punësuar në firmën portugeze të arkitekturës, Pitágoras dhe ka ardhur në Maputo.

Ndërkohë që tregu i punës në Portugali është krejtësisht i ngopur, në Mozambik është krejt e kundërta, thotë ai. "Këtu ka shumë punë. Duhet të ndërtohen ndërtesa banesash, zyrash dhe tregtare. Pra ka shumë hapësirë për zhvillim," thotë ai duke bërë krahasime midis Mozambikut dhe vendit të tij. E ardhmja e firmës së ndërtimit është në Afrikë, për këtë Ferndandez është i bindur. Ndërkohë që sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar ekonomia në Mozambik është rritur me 7,5 përqind në vitin 2012, prodhimi bruto në Portugali ra me tre përqind.

Infografik Afrikas Rohstoffe Mosambik Englisch

Lëndët e para të Mozambikut

Më shumë se 17.000 migrantë portugezë

Potenciali ekonomik i shtuar vitet e fundit nëpërmjet nxjerrjes së lëndëve të para si qymyr dhe gaz, si dhe nga stabiliteti politik dhe social, e kanë bërë Mozambikun interesant për firmat e huaja. Në nëntë muajt e parë të vitit 2012, ministria e Punës në Mozambik ka marrë 11 800 kërkesa pune nga punonjës të huaj, kryesisht afrikano-jugorë, portugezë dhe kinezë.

Afërsia kulturore dhe gjuhësore lehtëson migrimin e portugezëve. Sipas të dhënave të konsullatës portugeze në Maputo, 17 mijë portugezë janë regjistruar si banorë të provincës së Mozambikut jugor, Gazës dhe Inhambanes.

Numri i portugezëve që jetojnë atje është shumë më i madh, pasi shumë të huaj nuk lajmërohen zyrtarisht. Shumë portugezë shkojnë me vizë turistike në Mozambik dhe fillojnë të punojnë ilegalisht. Pas mbarimit të vizës ata largohen nga vendi për t'u futur sërish më vonë si turistë. Javët e kaluara autoritetet e Mozambikut kanë shtuar kontrollin kufitar dhe kanë kthyer mbrapsht shumë portugezë, që kanë patur shumë viza turistike.

Shumica e portugezëve janë të rinj dhe me kualifikim të lartë dhe shkojnë në Mozambik me një vizë pune.

Aluminiumschmelze MOZAL

Uzina e shkrirjes së aluminit, Mozal

Gjithçka fillon me iluzione

Muzika dhe menyja autentike e restorantit Taverna të kujtojnë Portugalinë. Siëprmarrësi portugez Nuno Pestana e ka hapur këtë restorant para shtatë vjetësh. Që kur ka ardhur ai shikon se si gjithnjë e më shumë portugezë vijnë në Maputo.

"Shumë kanë shpresa të mëdha, presin më shumë se sa mund të ofrojnë ky vend," thotë Nuno Pestana. Por ai thekson se "këtu ka shumë për të bërë, ka shumë mundësira, por duhen bërë edhe shumë investime."

"Është shumë vonë, të vish tani në Mozambik," thotë Pestana. Sepse këto kohë Mozambiku është kthyer në një vend me çmime të larta. Rrogat e punëtorëve dhe punonjësve nuk janë shumë të larta, megjithëse shumë prej tyre nuk kanë arsim të mirë dhe janë pak produktiv. Banesat janë të shtrenjta, transporti po ashtu." Të gjitha këto rrisin vështirësitë për investime, shton ai.

Kapitali, koha dhe durimi janë tre faktorë që i bëjnë investimet të suksesshme në Mozambik, tregon inxhinjeri Gonçalo Fernandes. Firma e arkitekturës, në të cilën punon ai, mund të shihte rezultat vetëm pas tre vjetësh. "Është e vështirë të futesh në treg," thotë Fernandes. "Dhe është e vështirë që të bindësh autoritetet e Mozambikut me idetë tona. Ne duhet të bëjmë të qartë se vijmë me qëllime të mira."

Wirtschaftliche Entwicklung in Mosambik

Zhvillim ekonomik në Mozambik

Kërcënime nga jashtë? 

Osvaldo Macama punon prej një viti e gjysmë si taksixhi. Ai merr gjithnjë e më shumë të huaj në makinën e tij në ngjyrë jeshile. Për një pjesë të migrantëve ai gëzohet. "Kur vijnë me projekte për zhvillimin e vendit ose për të punuar për ndonëj firmë të re." Por Macama kritikon që "shumë të huaj vijnë dhe marrin vendet e punës nga banorët e vendit".

Rreziku që punët t`i marrin të huajt, dhe ndryshimet e mëdha të rrogave kanë rritur shqetësimin e shumë banorëve të Mozambikut dhe të sindikatave. Por sociologu José Brás thotë se nuk ka arsye për të pasur frikë. "Sipas të dhënave tona forcat vendase të punës janë me kualifikime të ulëta. Kurse të huajt vijnë kryesisht si forca të kualifikuara pune".

Gati të gjitha firmat portugeze marrin në punë banorë vendas. Megjithatë punëdhënësit e rinj nuk janë gjithnjë të mirëpritur. "Shumë mendojnë se portugezët nuk vijnë për të zhvilluar vendin, por për të bërë biznese," thotë Domingos Machava, i cili studion ekonomi në Universitetin Eduardo Mondlane.   

Mosambik - Hauptstadt Maputo

Maputo

Nuk ka vend për "kolonizim të ri"

Machava mendon se nuk shihet me sy të mirë nëse një grup të huajsh arrijnë mirëqënie më të madhe se sa popullsia vendase. Studenti nga Mozambiku, që për pak do të fillojë jetën profesionale në punë, shpreh keqardhjen që "disa të huaj kanë shance më të mëdha se sa vendasit".

Nëse bëhet fjalë për imigrantët e rinj portugezë, disa kritikojnë për një "kolonizim të ri" nga ish-mëmëdheu, Portugalia.

Por sociologu José Brás kundërshton. Ai përmend aspektet pozitive të migracionit të portugezëve në Mozambik. "Ata sjellin një dinamikë të re dhe përvojë. Ata vijnë nga një shoqëri portugeze që nuk është e njëjta si 200 vjet më parë, por është një shoqëri me një vizion të ri, me dije teknike dhe me kualifikime". Prandaj mendon José Brás, Mozambiku përfiton nga migracioni.

Autor: Glória Sousa / Luisa Frey /Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi