1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Portugalia premton ndihma - Madeira shkatërrohet nga përmbytje të mëdha

Rreth 40 viktima shkaktuan përmbytjet e rënda në të ashtuquajturin "ishull të luleve", në Madeira të Portugalisë. Shirat filluan të shtunën në mbrëmje.

Më dramatike përmbytjet janë në kryeqytetin e Ishullit, Funchal.

Më dramatike përmbytjet janë në kryeqytetin e Ishullit, Funchal.

Më dramatike përmbytjet janë në kryeqytetin e Ishullit, Funchal, në jug. Automjetet janë marrë nga dallgët, gurët e kalldrëmeve janë shkulur nga toka. Garazhet nën tokë dhe disa shtëpi ndodhen nën ujë, disa shtëpi rrezikohet të përmbysen. Herë pas here, në disa rajone është ndërprerë energjia elektrike. Veçanërisht e prekur është pjesa e poshtme e Funchalit, e ashtuquajtura Baixa, më pak dramatike janë dëmet në zonat e tjera të qyteti, ku ndodhen shumica e hoteleve.

Reshjet filluan të shtunën në mëngjes, dhe nga mesdita filluan vërshimet e para të mëdha. Ato u mbështetën nga topografia malore e ishullit, duke krijuar brenda një kohë shumë të shkurtër lumenj uji. Rrugët u mbuluan me baltë dhe gurë nga uji i nëntokës, disa lokalitete u shkëputën nga pjesa tjetër e botës, edhe linjat telefonike u ndërprenë. Më të këqia pasojat ishin atje, ku valët e përmbytjes arritën qytetin, siç tregon ky burrë: „Një gjë si kjo nuk kam parë gjithë jetën time, ishte si fundi i botës, e pashpjegueshme."

Reshjet u mbështetën nga topografia malore e ishullit, duke krijuar lumenj uji.

Reshjet u mbështetën nga topografia malore e ishullit, duke krijuar lumenj uji.

Ishulli ka nevojë për ndihmë

Gati 40 të vdekur, më shumë se 70 të plagosur, këto ishin shifrat e viktimave të së dielës pasdite. Ka akoma njerëz të zhdukur dhe forcat e shpëtimit druhen, se do të gjejnë viktima të tjera brenda veturave të shkatërruara. Vala e masave të ujit ishte gjigante, ai që nuk arriti në kohë të siguronte veten, u mor nga valët e ujit.

Disa nga viktimat nuk qe e mundur të identifikohen, të afërmit e viktimave, identiteti i të cilave dihet trajtohen psikologjikisht. Punimet e shpëtimit dhe pastrimit po vazhdojnë, kryeministri Jose Socrates, i premtoi qeverisë rajonale mbështetje për përballimin e katastrofës: „Unë dhashë garanci se në këtë moment ne bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, se qeveria qendrore e mbështet qeverinë rajonale në këtë situatë krize.“

Sipas informacioneve të pakonfirmuara nga dega e turizmit e vendit, hotelet nuk janë shkatërruar nga vërshimet, edhe për viktima të huajsh nuk ka njoftime.

Autor: Reinhard Spiegelhauer / Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 22.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M7b4
  • Data 22.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M7b4