1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Portugali: Masa të rrepta kursimi

5 Nëntor 2010

Për shkak të borxhit të lartë të vendit Portugalisë i duhet të shtërngojnë urgjentisht rripin. Parlamenti ka vendosur një sërë masash kursimi, ndër të tjera edhe uljen e rrogës për të punësuarit në shtet.

https://p.dw.com/p/Pz8o
Fotografi: EZB

Pensionistët në Lisbonë nuk e prishin terezinë, sepse e dinë që nuk mund të bëjë dot gjë kundër masave të kursimit të vendosura prej parlamentit.

"Vendi po kalon në këtë krizë në mizerje, kriza u shkaktua nga të pasurit dhe qeverisë dhe kryeministrit duhet t'u vijë turp" - thotë megjithatë njëri prej tyre.

Portugezëve u duhet të shtërngojnë urgjentisht rripin dhe të kursejnë. Vendi ka hyrë thellë në borxhe dhe për këtë shkak parlamenti mori vendime për zbatimin e një sërë masave të dhimbshme kursimi.

P.sh. pagat e punonjësve civilë do të shkurtohen në masën 5%. Përveç kësaj në të ardhmen do të shtohet tvsh-ja, si dhe sipërmarrjet do të paguajnë një taksë prej 2,5% mbi fitimet.

Qëllimi është që vitin e ardhshëm deficiti i shtetit të përgjysmohet në 4,6%.

Flash-Galerie Portugal
LisbonaFotografi: picture-alliance/Klaus Rose

Sindikatat janë mobilizuar për t'iu kundërvënë këtyre masave. Sipas mendimit të tyre paketa e kursimeve prek njerëzit e gabuar.

"Ne themi ky nuk është buxhet shteti por buxhet për bankierët. Një gjë e tillë është e keqe si për vendin edhe për punonjësit. Dhe për këtë ne jemi duke bërë thirrje për grevë të përgjithshme" - thotë Armenio Carlos, i sindikatës CGTP.

Greva e përgjithshme parashikohet të zhvillohet më 24 nëntor, sepse kjo është koha, kur qeveria do të vendosë për të gjithë paketën e kursimeve.

Megjithë paketën e kursimeve Komisioni i BE-së i bëri thirrje Portugalisë që të bëjë edhe shkurtime të tjera për ta ulur sa më parë nivelin e deficitit buxhetor. Zëdhënësi i Oli Rehnit tha se "Politikanët duhet të fitojnë mbështetjen politike dhe publike për masat e kursimit, që do të bëhen të nevojshme vitet e ardhshme."

Autor: Katharina Bahn /Pandeli Pani

Redaktoi: Eliana Xhani