Portugali: E ardhmja e paqartë | Evropa | DW | 08.02.2012
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Portugali: E ardhmja e paqartë

Gjendja e paqartë në Portugali ka shqetësuar shumë ekspertë dhe tregje. Por ministri portugez i Financave është optimist. Ekspertët japin edhe sugjerimet e tyre konkrete për daljen e këtij vendi nga kriza.

Poertugalia dhe kriza

Portugalia dhe kriza financiare

Vlerësimet për ardhmërinë e Portugalisë janë të ndryshme. Analistët, donatorët e paketave të shpëtimit, ekspertët ekonomikë, ministri portugez i Financave, por edhe vet portugezët kanë pikëpamje të ndryshme. Dhe secila prej këtyre pikëpamjeve ka një mbështetje reale.

Të rikthehet besimi

Për shkak të gjendjes në tregjet financiare, ministri portugez i Financave Vitor Gaspar  po përpiqet që të rikthejë imazhin e mirë të vendit të tij. Futja e thellë në borxhe, mungesa e balancit buxhetor, rritja e dobët ekonmike dhe produktiviteti i ulët kanë bërë që ky vend të kërkojë strehim nën ombrellën e BE-së për shpëtim.

„Ka më shumë se një dekadë që në këtë vend ekziston një lloj disbalanci makroekonomik. Ndërkohë që janë rritur dobësitë strukturorore ekonomike", shpjegon Gaspar dhe kërkon më shumë mirëbesim ndaj masave qe po ndërmirren në këtë vend.

Në rrugë të drejtë

Vitor Gaspar

Vitor Gaspar është optimist

Portugalia me një ndihmë prej 78 miliardë eurosh nga paketa e BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për shpëtimin e vendeve të rrezikuara, është në rrugë të drejtë për dalje nga kriza, pohon ministri i Financave. Gaspar shton se "programi kërkon edhe rritje ekonomike dhe zvoglimin e papunësisë". Por të domosdoshme janë edhe masa të tjera për të siguruar mjetet e duhura financiare për sektorin publik dhe për rritjen e aftësisë konkurruese të këtij vendi. Reformat parashikojnë edhe rritjen e tatimeve dhe uljen e të ardhurave. Të domosdoshme janë edhe shkurtime në sektorin social. Të gjtiha këto masa kanë rritur paknaqësinë e portugezëve.

Gaspar shpreson se bashkëkombasit e tij në këtë kohë krize do të jenë unik dhe do të mbështesin paketën e shpëtimit. Masat që parashikohen me programin e shpëtimit ofrojnë një siguri më të madhe për ardhmërinë dhe një stabilitet më të madh në vend. Portugalia fiton me këto reforma edhe kohën e duhur për vazhdimin e projekteve të filluara.

 "Është kjo një kohë e domosdoshme për Portugalinë në mënyrë që të rikhtejë besimin në tregjet financiare dhe të sigurojë financimin e duhur për vitin 2013", pohon Gaspar.

Efektet e para pozitive të programit

Logo e krizës së euros

Do të mjaftojë obmrella e tanishme e shpëtimit?

Edhe trojka e përbërë nga BE, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja i ka vlerësuar pozitivisht rezultatet e programit të shpëtimit në Portugali. Portugalia ka shënuar kështu madje edhe një rritje të vogël ekonomike. Analisti i Bankës Hessen-Thüringen (Helaba), Ulrich Rathfelder, pohon se Portugalia me programin e saj për reforma mund të dalë edhe nga kriza.

"Portugezët kanë pasur një program të FMN-së edhe në vitin 1984. Ajo nuk ishte ndonjë kohë tepër e mirë për vendin, por programi e ka ndihmuar daljen nga kriza“, pohon Gaspar. Megjithatë ai nuk e beson që Portugalia të mund të stabilizojë buxhetin deri në vitin 2013. "Nga perspektiva e sotme, kjo më duket tepër shpejt", thotë Rathfelder.

Prognoza më të zymta jep Instituti për Ekonomi Botërore nga Kieli (IfW). David Bencek dhe Henning Klodt kanë zhvilluar një barometër borxhesh me të cilin bëhen vlerësime për disa vende evropiane. Situata në Portugali nuk duket tepër e keqe, kur e krahason atë me Greqinë. Por ekpspertët janë të mendimit se as Portugalia nuk mund të kalojë pa programe të rrepta kursimesh.

Efekti domino mund të evitohet

Parullë: qeshu e nesërmja mund të jetë edhe më e keqe.

Frika se e nesërmja mund të jetë edhe më e keqe është e madhe, por prognozat nuk janë aq të zymta

Ekspertët kanë frikë se në rast falimentimi të Greqisë do të kërcënoheshin edhe vendet tjera si Portugalia, sepse problemet e tye janë identike. Por ekspertët nga Kili Klaus Schrader dhe Claus Friedrich Laaser pohojnë se jo domosdoshmërisht do të vie deri tek efekti domino. Greqia, Portugalia dhe Spanja nuk mund të krahasohen në të gjitha elementet. Portugalia duhet të ndërmarrë masa kundër mungesës së kuadrove, deficitit në prodhim dhe në sektorin fiskal - si në nivelin privat ashtu edhe shtetëror.

Edhe Ulrich Rathfelder shpreson një konsolidim të shpejtë të Portugalisë. "Në Portugali ka sipërmarrje të fuqishme në sektorin e industrisë së automjeteve, sektorin e transportit dhe kompjuterëve. Ndaj baza ekonomike nuk është edhe aq e dobët", pohon ai.

Autor: Beatrix Beuthner / Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti