1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Portret

Portreti i violinistit që shëtit midis botëve

"Rudens Turku është një violonist i talentuar dhe sigurt, me një tingull të mrekullueshëm. Loja e tij është e pagabueshme, elegante dhe optimiste," shkruan revista amerikane Fanfare Magazin.

Rudens Turku

Rudens Turku

Rudens Turku është violinist virtuoz dhe tejet i talentuar. Ai ka lindur në Tiranë dhe jeton sot në Gjermani. Turku është një nga ata instrumentistë që nuk mund të kalojnë kurrë pa u vënë re, që rrëmben vlerësimet maksimale nga kritika dhe tërheq vëmendjen e mediave.
Kur luan, Rudens Turku magjeps dëgjuesit dhe bën për vete kritikët. Në shtypin e shkruar gjerman për të gjen fraza:  "Në çdo prezantim ai shfaq një talent të jashtëzakonshëm të ndërthurur me një teknikë të përkryer dhe aftësi artistike. Në interpretimin e tij ai sjell një pasion thellësisht të ndier që shprehet në ëmbëlsinë e brendshme dhe zjarrin shpërthyes. Mjafton ta dëgjosh dhe përlotohesh, qeshësh ose thjesht ngazëlleheshesh,“ shkruan gazeta Merkur. 

Rudens Turku

Rudens Turku

Rudens Turku luan si solist në sallat më të famshme botërore, Wigmore Hall në London, Filharmoninë e Mynihut, Carnegie Hall në New Yorkut.

Në muajin janar Rudens Turku nis vitin koncertor me një koncert në Mynih ku prezanton CD e tij të shtatë, "Sweet remembrance". Ky është disku i pestë për Label-in AVIE. Në vitin 2012 koncertet do e sjellin Rudens Turkun ndër të tjëra në shtete të ndryshme të Evropës, Amerikës dhe Azisë. Në "Sweet remembrance" zgjohen kujtime. "Pjesët janë zgjedhur të tilla që të mundësojnë marrjen me vete të dëgjuesve në ulje ngjitjet e jetës," thotë Turku në një intervistë për mediat gjermane. "Unë dua t'i transmetoj dëgjuesve në këto miniatura të gjitha ndjenjat e shpirtit tim, t'i marr me vete dhe t'i rikthej nga një udhëtim, gjatë të cilit e rëndësishme është që kujtimet e mia të tregohen në gjuhën e muzikës me shumë ngjyra", shpjegon ai, i bindur se "asnjë instrument tjetër nuk i afrohet kaq shumë zërit njerëzor sa violina. Sepse çdo violinisti i dëgjohet zëri i brendshëm kur luan".

Në moshën 14 vjeç ai ka ardhur në Gjermani. "Unë kam pasur shumë fat të futem në klasën e vilonës të Ana Chumachenco-s këtu në Mynih. E rëndësishme për mua nuk ishte karrierra por që të bëhesha një muzikant dhe violinist i mirë dhe ky fat m'u dha duke studiuar me këtë profesoreshë fanstastike," thotë Rudens Turku. Ai u zgjodh nga profesoresha, së bashku me një tjetër mes 110 violinistë të tjerë, duke filluar kështu studimet në Universitetin e Mynihut.

Bilderbeschreibung: Rudens Turkus neue CD, wurde zu CD der Monate September und Oktober von der Redaktion des Magazins Crescendo gewählt. Der in Albanien geborener junger Geiger ist in der Lage jeden Gefühlszustand auf seinem Instrument mit großer Gefühlsamkeit auszudrücken. Bilderrechte: Die Bilder sind für die Presse und müssen unter wildundleise.de erscheinen.

Rudens Turku

Krahas koncertimit në skenë Turku i përkushtohet edhe punës me të rinjtë. Që prej vitit 2010 ai është thirrur si asistent nga Profesorja me fame Ana Chumachenco në Akademine e Kronbergut. Nxënësit e tij janë fitues konkursesh dhe luajnë në orkestra të ndryshme. Si drejtues artistik i pesë festivaleve në tre shtete të ndryshme Turku mbledh pedagogë dhe solistë të njohur ndërkombëtarë pranë tij,  për të koncertuar së bashku dhe për t`i dhënë mësim talenteve të së ardhmes.
Vitin e ardhshëm ai është ftuar të japë masterclasses në Music Instituto në Çikago, Kinë dhe Taiwan.

Autor: Aida Cama

Redaktoi: VIlma Filaj- Ballvora