1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Portret

Portreti i Dr. Bationa Shahollarit

Dëshira e madhe për të njohur botën kanë bërë që Bationa Shahollari ta braktisë Shqipërinë. Ajo mbaron me shumë sukses mbaron doktoraturën në Jena për të vazhduar më tej studimet Postdoc në Amerikë.

Në foto, Dr. Bationa Shahollari

Në foto, Dr. Bationa Shahollari

Dr. Bationa Shahollari sapo është kthyer nga Amerika dhe është sistemuar në qytetin Halle(Saale).Ajo së shpejti pritet të fillojë punën në Universitetin “Martin Luther” në po këtë qytet. Në Institutin “Agrar dhe shkencat e ushqimit” ajo do t'i bashkangjitet grupit të hulumtuesve shkencorë të cilët do të punojnë në projektin që studion mbrojtjen e bimëve nga patogjenet në nivel molekular.

“Për momentin jam duke kërkuar një zgjidhje për djalin para se të fillojë punën. Po thuajse tërë kohën ma merr ai. Ajo pak kohë që më mbetet, komunikoj me familjen, miqtë dhe të afërmit. Por nuk e lë anash të lexuarit. Lexoj shumë si shtypin gjerman po ashtu edhe atë shqiptarë. Kjo e fundit më bën sikur të ndihem në vendlindje. Lexoj edhe romane në gjuhën angleze dhe shqipe, por nuk e lë anash as literaturën profesionale.”

Dr. Bationa Shahollari

Dr. Bationa Shahollari

Gjëja më e bukur që i ka ndodhur Bationës në botë është ardhja në jetë para nëntë muajsh e të birit, Jonalb. Që gjërat të funksionojnë siç duhet Stefan e ndihmon atë shumë në përkujdesjen për fëmijën dhe punët e shtëpisë, të cilin së pari e kishte kolegë, pastaj dashnorë kështu duke përfunduar lidhja në bashkëshortë. Kalimi i kohës me miq si dhe gatimi janë dy nga preferncat e saj.

“Dëshira e madhe për të njohur botën, për të njohur kultura të reja dhe për të përfituar njohuri të reja sa i përket profesionit tim kanë bërë që unë ta braktis Shqipërinë.”

Pasi Bationa mbaron shkollimin në Fier, fillon studimet e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Pas diplomimit në vitin 2003 fiton bursën e DAAD-it për të vazhduar më tej studimet e doktoraturës në Jena. Më vitin 2007 ajo mbron me shum sukses doktoraturën duke fituar çmimin “ Wilhelm Pfeffer Preis der Deutschen Botanischen Gesellschaft “

„Asnjëherë nuk jam ndjerë si e huaj ose si jo e barabartë me të tjerët. Universiteti këtu në Jena ka qenë shumë i hapur me studentët që vinin nga vendet e ndryshme të botës. Unë këtu kam krijuar aq shumë miq dhe shokë, saqë saherë që unë atë e vizitoj ndjehem si e shtëpisë.“

Dr. Bationa Shahollari

Dr. Bationa Shahollari

Integrimi për Bationën sa i përket gjuhës dhe kulturës ka qenë shumë i vështirë, sepse siç thotë ajo "vij nga një vend ku gjërat i kishin kuptuar shumë më ndryshe se sa janë në realitet". Gjuhën gjermane ajo e ka mësuar me të dëgjuar si një fëmijë- pa e studiur fare atë. Etja e saj e madhe për të njohur sa më shum botën dhe për të mbledhur përvoja të reja në profesioninn e saj si biologe, kanë bërë që Bationa në vitin 2007 të filloj pune si postdoc në Departamentin e Biokimisë të Universitetit të Missourit në Columbia, SHBA.

„E bukura në shkencë është se ti punon me njerëz të kulturave të ndryshme duke marrë dhe dhënë gjërat më të bukura nga ato.Kjo gjë të bën më të lumtur dhe më të pasur. Ndërsa sa i përket punës shkencore, laboratoreve po thuajse janë të njëjëta, mirëpo ndryshon hierarkia e komunikimit. Amerikanët janë disi më të hapur dhe më direkt, ndërsa mënyra e komunikimit tek gjermanët është disi më i ngurtë dhe më i vështirë.“

Edhe pse Bationa është shumë e lidhur me Shqipërinë, Gjermaninë e konsideron si shtëpi të vetën, sepse këtu ka krijuar familjen. Jeta larg vendlindjes për atë është gjithsesi e vështirë por siç thotë ajo, kur njeriu fillon dhe përshtatet në të , të bëhet edhe shumë e bukur.

Autor: Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Aida Cama