1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Portret i neofashistit të transformuar që zgjidhet kryetar i parlamentit italian

Ish-ministri i jashtëm italian, Xhanfranko Fini i Aleancës profashiste nacionale do të bëhet kryetar i parlamentit italian. Një njeri i pushtetit, shumë fleksibel dhe ambicioz.

default

Xhanfranko Fini

Në vitet 90-të ai e quajti diktatorin fashist Musolini "burrështetasin më të madh të shekullit". Më vonë në vitin 2004 pak para se të bëhej ministër i jashtëm nën Silvio Berluskonin, Fini u distancua nga adhurimi i Musolinit. "Musolini ka mundësuar një regjim autoritar. Unë atë që kam thënë më parë, nuk do ta thoja më sot. Në fakt nuk e kam thënë më."

Në vitet 90-tö Fini (Gianfranco Fini) ishte shfaqur para përkrahësve të tij me krahun e djathtë të shtrirë përpara, shenjën e pörshöndetjes sö Hitlerit. Më vonë i biri i një vasali të Musolinit tha se kishte përshëndetur shokët në turmë. Për radikalët e rinj të djathtë Fini konsiderohet ndërkohë si tradhëtar i çështjes së tyre. Konkurrenca politike nga ana tjetër e lavdëron herë pas here 56 vjeçarin. Ndërkohë që të majtët e vlerësojnë neofashistin e kthyer, sepse si partner ai është më i besueshëm se shefi i tij egocentrik Berlusconi.

Fini u distancua nga e shkuara e tij

Vetë bashkësia hebreje në Itali ka vendosur paqe me Finin, që kur ai para pesë vjetësh pas vizitës së qendrës përkujtimore Jad Vashem e dënoi fashizmin si "mishërim të së keqes absolute."

Fini "Duke patur parasysh tmerrin e Shoas, simbolin e përjetshëm të greminës së tmerrshme, ku mund të rrëzohet njeriu, kur pëçmon zotin, ndjen detyrimin, që të mbash gjallë kujtimin, për të penguar që në të ardhmen edhe një njeriu të vetëm të mos i ndodhë, ajo që nazismi i ka bërë të gjithë popullit hebre."

Në kohën e tij si ministër i jashtëm Fini ishte shumë proizraelit. Si anëtar në komisionin e kushtetutës së BE-së gazetari Fini fitoi edhe respektin e ministrit të jashtëm, Joshka Fisher. Në fushatën e kaluar zgjedhore Fini dëshmoi, që nuk është vetëm një njeri pushteti ekstrem fleksibel, por edhe një politikan që nuk trembet nga sulmet. Një shembull nga jeta e politikanit tregon se si e kupton Fini sjelljen me të huajt: Fini i shoqëruar nga gazetarë shkonte në tregjet e Romës dhe u kërkonte njerëzve me ngjyrë që të tregonin lejen e qëndrimit.

Fini dhe Berluskoni

Në kohët e qeverisë Prodi Fini shkonte në kampet e romëve dhe kërkonte dëbimin konsekuent të tyre.

Prej kohësh Fini konsiderohet si pasardhës i mundshëm i Berluskonit. Ndër të tjera për të fituar mbështetjen e carit të mediave, Fini e futi aleancën e tij nacionale në aleancën e Berlusconit "Populli i lirisë".

Sikur Berluskoni ta arrinte dikur qëllimin e jetës së tij dhe të hipte në postin e presidentit të shtetit, sipas mendimit të Finit ka vetëm një pasardhës për kryeministër ai vetë, Xhanfranco Fini.

  • Data 29.04.2008
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dqkf
  • Data 29.04.2008
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dqkf