1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Portret i çiftit kampion bote në patinazh - Aljona Savchenko dhe Robin Szolkowy

Të marrësh titull kampioni është e vështirë. Më e vështirë është ta mbrosh atë. Aljona Savchenko dhe Robin Szolkowy ja dolën mbanë. Ata janë sërish kampion bote në patinazhin në çift.

Aljona Savchenko dhe Robin Szolkowy janë sërish kampion bote në patinazhin në çift.

Aljona Savchenko dhe Robin Szolkowy janë sërish kampion bote në patinazhin në çift.

Toni është i ashpër. Patinazhi nuk përbëhet vetëm nga muzika e qetë, lëvizjet e bukura dhe harmonike por është një punë e lodhshme dhe plotë detyrime. Trajneri i delikates Aljona Savchenko, nuk i kursen kritikat dhe ajo e ndjen zërin e fortë të ish patinatorit kamion të botës, Ingo Steuer.

Ingo Steuer është i ashpër, por suksesi i jep atij të drejtë. Robin Szolkowy dhe Aljona Savchenko po bëhet gjithnjë e më tepër një çift absolut i mrekullueshëm patinatorësh. Ata kanë fituar gjashtë herë titullin kampion në Gjermani, tre herë atë evropian dhe tani shpallen për herë të dytë kampion bote, gjëja më e mirë që mund të arrish në skenën e patinazhit.

Kapiteni thotë: "Ata janë një cift absolut, një ëndërr sepse rrëshqasin me një harmoni të paparë mbi akull."

Trajneri i ashpër nuk i kursen edhe lëvdatat. Savchenko dhe Szolkowy shkrihen në një kur janë në akull dhe nga ana tjetër edhe krejtësisht të ndryshëm nga njëri tjetri. Ai i qetë, menefregist, që nuk ia ndin, ajo ndonjëherë si dhi grifsh, dhe si divë. Edhe nga pamja e jashtme ata janë shumë të ndryshëm. Robin ka lindur në Gjermani, babain e ka mjek nga Tanzania kurse mamanë nga Pomeria e Përparme. Szolkowy me pamjet e tij ekzotike dhe lëkurën mulate Ajiona me zbehtësinë e Kievit, vendlindjes së saj në Ukrainë dhe flokët e verdhë. E përbashkëta të dy filluan me patinazh që fëmijë dhe s`heqin dot dorë prej tij. Titujt e parë i fituan me partnerë të tjerë, ndërsa në vitin 2003 kur Savchenko u bë gjermane, ajo filloi të kërkonte një partner patinazhi. Ata e gjetën shumë shpejt njëri tjetrin dhe harmoninë.

Të dy ata stërviten shumë, sepse siç na thotë Aljona, ata duan të plotësojnë një ëndërr së bashku: "Ne kemi një qëllim të cilin e synon dhe ëndërron çdo sportist. Natyrisht që kjo ëshstë medalja olimpike dhe ne do të bëjmë gjithshka për ta fituar atë."

Autor: Benjamin Wüst / Dr. Pandeli Pani

Autor: Aida Cama

  • Data 27.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HKev
  • Data 27.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HKev