1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Portieri i Kombëtares Gjermane Robert Enke ndërroi jetë

Portieri i ekipit kombëtar gjerman në futboll Robert Enke ka vdekur. Ai ishte 32 vjeç. Rrethanat flasin për vetëvrasje.

Portieri i Kombëtares Gjermane Robert Enke ndërroi jetë. Ne foto: Enke në portë

Portieri i Kombëtares Gjermane Robert Enke ndërroi jetë

Sipas të dhënave të policisë Robert Enke u zu mbrëmë nga një tren në afërsi të Hanoverit dhe mori plagë vdekjeprurëse. Martin Kind, presidenti i ekipit gjerman të kategorisë së parë Hannover 96, portier i të cilit ishte Enke.

"Natyrisht q ë jam i tronditur. Mendimet e mia janë tek bashkëshortja dhe familja. Robert Enke ka vdekur dhe supozimi i policis ë, i shprehur edhe në një deklaratë për shtyp, është se ka shumë të ngjarë që ai të ketë kryer vetëvrasje."

Edhe një shok i ngushtë i Enkes bëri fjalë për vetëvrasje të 32-vjeçarit. Enke, i lindur në 1977-ën në Jena në ish-RDGJ, kaloi në vitin 1996 tek ekipi i kategorisë së parë Borussia Mönchengladbach. Angazhime të mëvonshme në klube të huaja, ndër të tjera tek Barcelona, nuk ishin edhe aq të suksesshme. Në 2004-ën Enke u kthye në kampionatin gjerman, Bundesliga, si portier i Hannover 96. Debutimin në ndeshjet ndërkombëtare ai e pati në 2007-ën në një ndeshje miqësore kundër Danimarkës. Synimi i madh i Enkes ishte Kampionati Botëror 2010 në Afrikën e Jugut:

"P ër mua dhe për të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, jo vetëm atij gjerman, por edhe të tjerë, kjo është një pikë kulmore absolute, për të cilën gëzohem shumë. Do të bëj gjithçka është e mundur për të qenë në portë."

Hanover: hidhërim për humbjen e Robert Enke-s

Hanover: hidhërim për humbjen e Robert Enke-s

Dhe Enke ishte në rrugën më të mirë për t'u bërë numri një në portën gjermane. Deri sa e ndaloi sëmundja. Zyrtarisht ishte fjala për një infeksion bakterial në zorrë. Në gusht Enke zhvilloi ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare, në ndeshjen për eliminatoret e Kampionatit Botëror kundër Azerbajxhanit. Më pas iu desh të pushonte për nëntë javë. Në këtë kohë ai humbi edhe ndeshjen vendimtare për eliminatoret në Rusi.

"I bën pyetjen vetes ndonjëherë: Përse, përse tani dhe përse përsëri unë? Po mirë, kështu është. Edhe këtë do ta përballoj."

Vetëm një javë e gjysmë më parë ishte rikthimi i Enkes në portën e Hannover 96-ës. Por trajneri i kombëtares Joachim Löw nuk e emëroi atë për dy ndeshjet përgatitore më 14 dhe 18 nëntor kundër Kilit dhe Bregut të Fildishtë. René Adler dhe Manuel Neuer do të ishin në portë. Së paku nga jashtë Enke e priti i përmbajtur vendimin e Löw-it:

"K ështu kishim folur. Dhe ndeshjet ishin përcaktuar më parë. Kisha telefonuar përpara me Andy Köpke-n (trajnerin e portierëve në kombëtare). Prandaj nuk ishte më surprizë."

Lajmi për vdekjen e Enkes shkaktoi tronditje në gjithë Gjermaninë, edhe në ekipin kombëtar. Të gjithë janë të shokuar, tha menaxheri i ekipit Oliver Bierhoff. Robert Enke lë gruan dhe një vajzë të adoptuar tetëmuajshe. Në vitin 2006 atij i vdiq vajza e parë, dy vjeç me një defekt në zemër të lindur.

Autor: Stefan Nestler/Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi