1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Poroshenko takohet në Minsk me presidentin rus Putin

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko takohet sot në Minsk me presidentin rus Vlladimir Putin. Ndërsa lideri bjellorus Lukashenko do ta shfrytëzojë këtë rast për përfitime të ndryshme.

Petro Poroshenko dhe Vllamiri Putin

Poroshenko dhe Putin

Negocatat direkte mes Rusisë dhe Ukrainës janë zhvilluar deri tani në Evropën Perëndimore. Prej anektimit të Krimesë nga Rusia dhe fillimit të luftimeve në Lindje të Ukrainës, ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve janë takuar një herë në Gjenevë dhe dy herë në Berlin. Takimi i vetëm deri tani i presidentit të ri ukrainas Petro Poroshenko me homologun e tij rus Vlladimir Putin u zhvillua në fillim të qershorit në Francë, me rastin e festimit të D-Day. Këtë të martë (26.08.2014), Poroshenko dhe Putini për herë të dytë do të jenë përballë, kësaj radhe në Minsk.

"Diktatori i fundit evropian" në epiqendër

Petro Poroshenko

Petro Poroshenko

I ri nuk është jo vetëm vendi por edhe formati i negociatave. Pranë Putinit dhe Poroshenkos do të ulet edhe presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. Në takim do të jetë edhe presidenti i Kazakistanit Nursultan Nasarbajev. Të tri këto vende janë në Unionit Doganor të ish-republikave sovjetike. Bashkimi Evropian e ka dërguar në këtë takim Catherine Ashton, komisionerin e Tregtisë Karel De Gucht dhe komisionerin e Energjisë Günther Oettinger.

Temat kryesore kanë të bëjnë me gjendjen ekonomike. Vendet e Unionit Doganor duan të flasin për shqetësimet e tyre lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Ukrainës me BE. Ndërsa Kievi dhe BE duan të sqarojnë çështjen e furnizimit me gaz rus. Interes për këtë takim kanë treguar qindra gazetarë të huaj. Ndërsa Lukashenko paraqitet si "diktatori i fundit evropian", në shumë media perëndimore.

"Miku i ri" i Ukrainës

Alexandar Lukashenko

Alexandar Lukashenko

Takimi në Minsk nuk është i rastësishëm. Lukashenko është shumë i afërt me Rusinë, por po përpiqet të ndërtojë raporte të mira edhe me Ukrainën. Të dielën (24.08.2014) Lukashenko i ka uruar përvjetorin e pavarësisë homologut të tij ukrainas. Putini jo.

Para disa ditësh Ukraina dhe Bjellorusia kanë hequr të gjitha pengesat për një tregti të lirë. Bjellorusia ka premtuar se do të mbështesë Ukrianën, megjithë nevojat e veta. Ndërsa presidenti i Ukrainës e ka falënderuar Bjellorusinë për mbështetje në negociatat për tejkalimin e konflikteve në Lindje të vendit.

Kievi dhe Minsku ndodhen në rrugën e bashkëpunimit. Presidenti i Ukrainës ,i cili synon që vendi i tij të anëtarësohet në BE, nuk heziton nga kontaktet me Lukashenkon, i cili postin e presidentit e mban prej 20 vjetësh dhe në shumë vende të BE-së nuk konsdirohet si president dautoritar.

Bjellorusia ka qenë neturale qysh nga fillimi i konfliktit. Në fund të shkurtit, në prag të aneksimit të Krimesë, Lukashenko u deklarua për ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës. Ndërsa Rusia e ka njohur menjëherë pavarësinë e Krimesë. Lukashenko e ka uruar Poroshenkon menjëherë pas zgjidhjes në postin e presidentit dhe ishte ftuar në inaugurim në Kiev.

Interesat ekonomike

Interesat ekonomike

Ekspertët thonë se presidenti bjellorus ka pasur raporte të mira edhe me Viktor Jushçenkon. Ndaj nuk është ndonjë befasi që edhe tani ai shpreh gatishmëri për ndërmjetësim. Afërsia e tij me Rusinë dhe kontaktet e mira me Ukrainën e bëjnë atë një partner shumë të përshtatshëm për ndërmjetësim.

Minsku përfiton nga sanksionet e BE kundër Rusisë

Rusia ka heshtur deri tani lidhur me kursin e Lukashenkos. Vëzhguesit supozojnë se Moska është e interesuar që të lë të hapur mundësinë e dialogut me Ukrainën.

Bjellorusia në të ardhmen mund të përfitojë edhe më shumë nga kursi i tanishëm. Në veçanti pas sanskioneve dhe kundërsanksioneve mes Rusisë dhe BE. Lukashenko e sheh këtë si një shans për shitjen edhe më të mirë të prodhimeve të vendit të tij.