1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Poroshenko synon zgjedhje parlamentare të parakohshme

Presidenti ukrainas njoftoi se këtë vjeshtë në Ukrainë do të ketë zgjedhje të reja. Porosheko shpreson se elektorati do të votojë për një shumicë efektive proevropiane në parlament.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha në televizion se nuk mund të punojë me një parlamet në të cilën "fraksione të tëra drejtohen nga jashtë". Përveç kësaj gjysma e Parlamentit nuk i konsideron republikat e e vetëshpallura popullore në Donetsk dhe Luhansk si "organizata terroriste". Poroshenko shprehu bindur se në parlamentin e ri do të ketë "një shumicë të fuqishme efektive dhe proevropiane."

Ai shtoi se mekanizmi për zgjedhje të parakohshme parlamentare qe shkaktuar prej shpërbërjes së qeverisë së koalicionit. Më 24 korrik, Partia Udar e kryetarit të bashkisë së Kievit Vitali Klitschko dhe partia ekstreme e krahut të djathtë Svoboda e Oleg Tjagnibok dolën nga koalicioni me Partinë Atdheu të kryeministrit Arseni Jatsenjuk. Sipas ligjit të Ukrainës presidenti ka të drejtë të shpallë zgjedhje të parakohshme në qoftë se një muaj pas përfundimit të koalicionit qeveritar nuk është formuar ende një aleancë e re.

Akuzat e rënda për Putinin nga Obama

Presidenti amerikan Barak Obama e ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po e shton mbështetjen për separatistët në Ukrainë lindore. Sipas njoftimeve të qeverisë amerikane Obama gjatë bisedës telefonike me Putinin kishte shprehur shqetësimin e tij të thellë për rrëzimin e avionit malajzez të pasagjerëve në territorin e Ukrainës më 17 korrik. "Presidenti përsëriti preferencën e tij për një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë."

Qeveria ruse njoftoi se Putini i kishte thënë Obamës se sanksionet e BE-së dhe të SHBA-së kundër vendit të tij janë për momentin kundërproduktive dhe as në interesin e Rusisë dhe as të Shteteve tä Bashkuara. Pas bisedës telefonike kanë mbetur "dallime të konsiderueshme" njoftoi Moska. Gjithësesi të dy krerët e shteteve kishin theksuar nevojën urgjente për "një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm."

Qeveria amerikane deklaroi se të dy politikanët kishin rënë dakord për të vazhduar bisedimet. Perëndimi e akuzon Rusinë se toleron furnizimin e separatistëve përmes kufirit të përbashkët me Ukrainën. Përveç kësaj SHBA dhe BE-ja mendojnë se avionin e kanë qëlluar separatistët prorusë. Kurse Rusia akuzon ushtrinë Ukrainës si përgjegjëse për qëllimin e avionit Boeing.