1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Popullsia gjermane po zvogëlohet dhe plaket

Gjermania ka një popullsi prej 80.2 milion, rreth 1.5 milion më pak se sa mendohej. Kjo ishtë një nga të dhënat kryesore të censusit të parë në Gjermani që pas bashkimit më shumë se dy dekada më parë.

U deshën dy vjet që të numëroheshin shtëpitë, të shihej mosha e gjermanëve, arsimimi dhe natyrisht numri i përgjithshëm i tyre. "Më 9 maj 2011 në Gjermani kishte 1.5 milion banorë më pak nga sa mendohej", deklaroi Presidenti i Zyrës së Statistikave Roderich Egeler.

Shefi i statistikave bëri gjithashtu të ditur se në Gjermani jetojnë 1.1 milion të huaj më pak nga sa mendohej. Pavarësisht kësaj Gjermania vazhdon të mbetet një vend emigracioni dhe këtë e tregojnë mjaft qartë shifrat.

Rreth 19% e popullsisë ka prejardhje nga një vend tjetër. Këtu përfshihen të gjithë gjermanët dhe të huajt, që të paktën një nga prindërit e kanë më prejardhje emigracioni. 40% e tyre nuk kanë një pasaportë gjermane.

Gjermania plaket gjithnjë e më shumë

Fatkeqësisht shifrat tregojnë gjithashtu se Gjermania është plakur akoma më shumë. Nga rreth 80 milion banorë vetëm 16 % prej tyre janë nën 18 vjeç. Ndërsa më shumë se 40% të qytetarëve gjermanë janë më shumë se 50 vjeç.

Kaq shumë informacion për popullsinë e Gjermanisë ekspertët nuk kishin patur prej një kohe të gjatë. Ky ishte censusi i parë që pas bashkimit të dy Gjermanive. Numërimi i fundit në Gjermaninë Perëndimore ishte kryer në vitin 1987, ndërsa në atë Lindore në vitin 1981.