1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Populli le të drejtohet vetëm nga ato institucione me të cilat është i mësuar

Aida Cama14 Qershor 2008

Gazetat ndërkombëtare komentojnë refuzimin irlandez për reformimin e Bashkimit Evropian

https://p.dw.com/p/EJpc
Grafiti Anti Lisbon, Dublin
Grafiti Anti Lisbon, DublinFotografi: AP

"Irish Time" shkruan për refuzimi i Paktit reformues të BE-së nga irlandezët: Njerëzit e thanë me zë të lartë dhe qartë se refuzojnë paktin e Lisbonës, për arsye që është e vështirë të shpjegohen brenda dhe jashtë Irlandës. Irlandezët i shkaktuan një shok katastrofal elitës dhe qeverisë në vendin e tyre por edhe njërëzve në 26 shtetet e tjera të BE-së. Rezultati i referendumit e hedh Irlandën me katapultë në epiqendrën e një krize të re të Bashkimit Evropian"

Gazeta liberale e majtë "Nepszabadsag» e Budapestit shkruan në komentet e të shtunës: Nuk mund ta besosh që nuk ka qenë e mundur që të shmangej një cirk i tillë me ndonjë sajesë juridike, në mënyrë që të mënjanoheshin mundësitë për të penguar formatimin unik të BE- së, siç kërkohej të arrihet me Paktin e Lisbonës. Pse nuk lanë parlamentin irlandez të vendoste për të dhe jo popullin irlandez, ashtu siç bëhet në 26 vendet e tjera anëtare të BE-së. Kështu siç erdhi puna, gjysma e tre milionë irlandezëve me të drejtë vote, dhe prej tyre prapë gjysma që votoi me "jo", pra me një fjalë më pak se një milionë irlandezë marrin peng gati një gjysmë miliardë qytetarë të BE-së.

Gazeta liberalo- konservatore e Bukureshtit «Romania libera» shkruan të shtunën:

Leksioni i këtij referendumi është se edhe në vendet që teorikisht duhet të ishin më eurofilët se të tjerët, popujt janë ngopur me Evropën. Tre milionë zgjedhës irlandezë, pra më pak se një përqind e popullsisë së BE-së shkaktuan shkatërrimin e një konstruksioni kompleks, siç ështe Pakti i Lisbonës, i cili do të kishte bërë të mundur që institucionet e BE-së të jenë më funksionuese. Institucionet aktuale evropiane janë aq të komplikuara saqë ato demoralizojnë qytetarët e thjeshtë. Burokratët e Brukselit duket se i kanë harruar fjalët e Makiavelit që thonë se "populli le të drejtohet vetëm nga ato institucione me të cilat është mësuar."