1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Populizmi nuk ia vlen - Në Zvicër nuk rizgjidhet një anëtar i këshillit kombëtar

Duhet të ishte një zgjedhje e qartë. Pritej rizgjedhja e të gjithë anëtarëve të këshillit; por gjërat rodhën ndryshe. Mbi përfundimin e zgjedhjeve në Zvicër

Poster zgjedhjesh i Christoph Blocherit

Poster zgjedhjesh i Christoph Blocherit

Ajo ndodh çdo katër vjet - ripërtëritja e përgjithshme këshillit federal të Zvicrës. Parlamenti përcakton këshillin shtatë-anëtarësh, i cili që prej vitit 1959 përbëhet praktikisht nga anëtarë të katër partive të mëdha: Partisë Popullore konservatore Zvicerane, Partisë Demokristiane të qendrës së djathtë, liberalëve dhe socialdemokratëve.

Në dhjetë e gjysmë sensacioni ishte i përsorur

Politikani konservator i djathtë i Partisë Popullore Christoph Blocher nuk votohet për në qeverinë zvicerane. Në vend të tij zgjidhet në këtë detyrë prej deputetëve në Bernë, kolegia e tij në parti Evelin Widmer-Schlumpf, e cila as që kandidoi zyrtarisht. Widmer-Schlumpf ishte futur në lojë nga grupime të majta në parlamentin e Bernës pa u pyetur mëngjesin e djeshëm. Prandaj pati brohoritje në radhët e socialdemokratëve dhe të gjelbërve dhe fytyra të thartuara në Partinë Popullore të Blocherit. Një përpjekje shpjegimi nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore Gregor Rutz. 'Tani kemi një rezultat që më çudit disi - për arsye se zonja Widmer-Schlumpf nuk ishte pyetur nga të majtët si kandidate, dhe sepse e di që ajo me siguri nuk do ta pranojë zgjedhjen. Më duket edhe shumë joserioze. Pas këtij rezultati të këshillit kombëtar besoj, se popullsia zvicerane nuk do të ketë kurrfarë mirëkuptimi që gjysma e majtë e këshillit kërkon thjesht të përjashtojë nga qeveria një të tretën e qytetarëve me të drejtë vote. Besoj se kjo nuk është demokraci e mirë, dhe jam i sigurt që në fund rezultati do të jetë një tjetër.'

Partia Popullore do të dalë në opozitë Partia Popullore kishte kërcënuar që para zgjedhjeve të djeshme me daljen në opozitë, në rast se Blocheri nuk do të zgjidhej. Por kjo do t'i jepte fund modelit të konsensusit, i vjetër me dekada. Që prej vitit 1959 në Bernë është në pushtet një qeveri e të gjitha partive. Katër fraksionet më të mëdha, Partia Popullore, ajo Demokristiane, liberalët dhe socialdemokratët i kanë ndarë mes tyre shtatë postet ministrore.

  • Data 13.12.2007
  • Autor Pascal Lechler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cavf
  • Data 13.12.2007
  • Autor Pascal Lechler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cavf