1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Populisti i djathtë Wilders fuqizohet - Në Holandë do të krijohet qeveria e djathtë e pakicës

7 javë pas zgjedhjeve parlamentare, në Holandë do të krijohet një qeveri e re: Një qeveri liberale-konservatore e pakicës, që mbështetet nga partia e populistëve të djathtë.

default

Geert Wilders ia arriti qëllimit: Pikërisht nga ai, urrejtësi i zjarrtë i fesë islamike dhe kundërshtari i migracionit, do të varet gjatë viteve të ardhshme, nëse qeveria do të gjejë shumicën e duhur në parlament për vendimet e saj. Liberalët e djathtë dhe krist-demokratët do të krijojnë një qeveri pakice, e cila do të lejohet të punojë si e tillë nga Wilders.

Gjatë javëve të ardhshme do të fillojnë bisedimet mes tri palëve. Mark Rutte, kryeministri i mundshëm i ardhshëm hollandez dhe shef i liberalëve të djathtë: " Ne kemi biseduar për çështjet më të rëndësishme, pra shkurtimet në buxhetin shtetëror, sigurinë në vend e deri në çështjet e migracionit. Nuk kemi marrë ende ndonjë vendim, por kemi arritur në bindjen se mes nesh ekziston aq besim, sa të fillojmë bisedimet për marrëveshje."

Geert Wilders Kommunalwahlen in den Niederlanden

Populist i djathtë Geert Wilders

Krist-demokratët holandezë nuk kanë zgjidhje tjetër

Sidomos kristian-demokratët, partia më e vogël që do të bëjë pjesë në qeverinë e ardhshme të pakicës, kanë ende probleme me faktin se do të varen nga vendimet e Wilders-it. Por, shefit të saj Maxime Verhagen nuk i mbeti zgjidhje tjetër, veçse të pranonte kushtet për krijimin e një qeverie të tillë. Të gjitha bisedimet e mëparshme për krijimin e një qeverie të qendrës së majtë dështuan.

Verhagen ka një detyrë të vështirë përpara. Ministri i deritanishëm i jashtëm duhet të bindë kolegët e tij skeptikë partiakë, se vendimi për të bashkëqeverisur me kristian-demokratët ishte i drejtë: " Ne nuk do të heshtim kur të kemi mosmarrëveshje, por do të duhet të pranojmë shumë gjëra. Gjithashtu duhet të pranojmë se edhe partnerët do të veprojnë sipas principeve të tyre. Një marrëveshje koaliconi do t'u mjaftojë parimeve të kristian-demokratëve."

Konferencë shtypi- Qeveria jep dorëheqjen, shkurt 2010

Konferencë shtypi- Qeveria jep dorëheqjen, shkurt 2010

Wilders: "Për një Holandë me me më pak refugjatë dhe azilkërkues"

Sidomos roli i Islamizmit është i paqartë mes Partisë për Liri të Wilders-it dhe konservatorëve. Populistët e djathtë e quajnë Islamizmin "idelogji politike", por kristian-demokratët distancohen nga këto prononcime. Përveç kësaj ata shprehen publikisht se përpjekjet e Wilders-it për ta ndaluar mbajtjen e shamive të kokës, bien në kundërshtim me kushtetutën holandeze.

Por megjithë diferencat, Geert Wilders shprehet optimist:" Ne do të dëshmojmë se jemi një parti e besueshme. Por do të themi edhe në të ardhme atë që duam. Qëllimi ynë është që qeveria të punojë në mënyrë të suksesshme, për ta bërë Hollandën një vend më të mirë, më të fortë, më të sigurtë - me më pak refugjatë dhe azilkërkues."

Shumë krist-demokratë u përpoqën gjatë fundjavës (31.7./1.8.) të shprehin publikisht pakënaqësinë e tyre rreth planeve për krijimin e qeverisë së re. Madje ish presidenti i parlamentit Weisglas, akuzoi kryesinë e partisë se Wilders e bleu atë.

Autorë: Peter Heilbrunner/ Sonila Sand

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 02.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OZWj
  • Data 02.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OZWj