1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Populistët e djathtë në krye? - Hollanda zgjedh parlamentin dhe qeverinë e re

Të mërkurën hollandezët zgjedhin parlamentin dhe qeverinë e re. Koalicioni i madh i Jan Peter Balkenendes, i kristdemokratëve dhe socialdemokratëve u shpërbë në shkurt 2010. Shanse të mëdha ka partia e djathtë liberale.

default

Populisti i djathtë Geert Wilders ka shanse të futet në qeverinë e re

Pasi partnerët e koalicionit të madh të kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve nuk arrin të binin dakord me njëri-tjetrin, qeveria e Jan Peter Balkenende në shkurt të këtij viti ra, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja. Favorite e zgjedhjeve parlamentare të së mërkurës (09.06) konsiderohet partia e djathtë liberale WD. Por edhe ish deputeti i kësaj partie, Geert Wilders me partinë e tij të re, partia e lirisë (PW), ka shanse të mëdha për t'u bërë pjesë e qeverisë së re. Programi i populistit të djathtë Wilders është: Jashtë me të huajt, ndalimi i imigracionit dhe forcimi i identitetit hollandez.

Mesazhi i Wilders: të ndalojmë hyrjen e të huajve jo-perëndimorë në Hollandë

Ai inskenon si një popstar i vërtetë: Geert Wilders kalon nëpër rrugët e Zwolles, qytetit të tij të lindjes, i shoqëruar nga truproja dhe masa njerëzish të mrekulluar. Populisti i djathtë Wilders prezantohet gjithmonë si një politikan që i njeh dëshirat dhe problemet e popullit. Mesazhi i tij: të ndalojmë hyrjen e të huajve jo-perëndimorë në Hollandë.

Flash-Galerie Niederlande Holland

Gra dhe fëmijë myslimanë para një shkolle myslimane në Eindhoven Hollandë

"Ky hap nuk do të përbënte asnjë problem ligjor, as brenda BE-së. Ka vende si për shembull Danimarka që e kanë kufizuar hyrjen e migrantëve në vend. Ne duhet të kemi ligje më të forta. Motoja e qeverisë së deritanishme: 'Lërini të hyjnë të gjithë' nuk është e mirë për Hollandën."

Me një retorikë të tillë, populisti i djathtë Wilders ia del të korrë duakrtrokitjen e masave. Partia e tij e lirisë PW nuk është shumë e fuqishme, por populli e do Wilders dhe ai shpreson që partia e tij të bëhet pjesë e koalicionit të ri qeveritar në Hagë. Shkaqet për simpatinë që ka populli për Wilders, eksperti për shkencat politike pranë Universitetit të Lirë të Amsterdamit, André Krouwel, i sheh tek kriza aktuale dhe kulturore në vend:

Wilders luan me thjeshtëzimin e problemeve shoqërore

"Wilders e ndan botën në të mirë dhe të keqe. Kështu gjithçka bëhet më e lehtë për votuesit. Wilders vizaton skenarin për një luftë ndërkombëtare: Feja islame kundër asaj katolike. Ai bën përgjegjës për këtë krizë migrantët. Wilders thotë: Po t'i lemë të hyjnë, do të na shkatërrojnë identitetin tonë. Ata na kushtojnë paratë tona dhe vlerat tona të krishtera."

Symbolbild Holland Islam Wahl

Pamje simbolike e zgjedhjeve në Hollandë

Dhe pikërisht fenomeni i urrejtjes ndaj të huajve po përhapet aktualisht në Hollandë. Sidomos frika ndaj fesë islame: "Të gjithë duhet të adaptohen me kulturën e vendit ku jetojnë. Edhe unë atë bëj kur shkoj në një vend të huaj. Edhe emigrantët këtu duhet të sillen ashtu. Prandaj do të votoj për Wilders. Unë dua që ai të jetë kryeministri i Hollandës."

Shprehet një shitesë lulesh në tregun e Zwolles, e cila madje i dhuron një buqetë të madhe me lule Wildersit. Si kjo grua mendojnë ndërkohë shumë hollandezë.

Autor: Ruth Reichstein/Sonila Sand

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM