1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Popujt pakicë nuk shohin perspektivë në Kosovë

Pesëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës pakicat joshqiptare dhe jo serbe e presin të pakënaqura. Të rinjtë dhe të shkolluarit do të shkonin me dëshirë në vende të tjera, sepse në Kosovë nuk shohin perspektivë.

Pic 8 - Kosovo 04022009 - Prizren Altstadtstrasse. Bildergalerie Kosovo-Kriegsbeginn NATO-Luftangriffe 10. Jahrestag Foto: Filip Slavkovic

Bildgalerie Kosovo Prizren Altstadtstrasse

Edis Jonuzi, boshnjak nga Prizreni, ka përfunduar para katër vjetësh fakultetin e mjekësisë në Beograd. Ai u kthye në Kosovë dhe kreu stazhin njëvjeçar në qendrën spitalore të qytetit të lindjes Prishtinë. Kur mendoi, që të nisë t'i zbatojë në punën e përditshme njohuritë e fituara, dhe të sigurojë në këtë mënyrë jetesën, i lindën problemet. Përveç mosnjohjes së diplomave nga autoritetet e Kosovës, në pah doli edhe diskriminimi, e kjo siç thekson ai, pikërisht në Prizren, i cili konsiderohet si qyteti më multietnik në Kosovë.

Probleme për punësimin

Komuniteti shqiptar dhe pushteti shfrytëzojnë vakuumin, që krijohet me studentët boshnjakë për shkak të mosnjohjes së diplomave dhe kjo u shërben si justifikim për të punësuar njerëz nga komuniteti i tyre. Në gjashtë, shtatë vitet e fundit vetëm një boshnjak është punësuar në një spital lokal dhe radha është me të vertetë e gjatë. Një numër i madh boshnjakësh kanë ikur nga frika për ekzistencë dhe një numër shumë i madh i të rinjve presin të largohen.

As Jonuzi nuk mendon ndryshe, kur është fjala për largim jashtë shtetit, megjithëse është kthyer me synimin që ta ndërtojë të ardhmen e tij në Prizren. "Unë kam pasaportë serbe, megjithatë kam qenë i detyruar të bëj kërkesë edhe për atë bullgare dhe kështu duhet të kërkoj ta ardhmen diku në Evropën Perëndimore."

Këndvështrime të ndryshme

Nga ana tjetër disa prej përfaqësuesve politikë të komuniteteve joshqiptare dhe joserbe, e vlerësojnë secili në mënyrën e vet, pesëvjetorin e pavarësisë. "Boshnjakët janë komuniteti i tretë për nga madhësia në Kosovë, menjëherë pas shqiptarëve dhe serbëve dhe janë të integruar në shoqërinë e re kosovare. Janë të përfaqësuar në parlamentin e Kosovës me katër deputetë, kanë shkollat e tyre deri në nivelin universitar, dhe kanë mediat në gjuhën boshnjake", thotë Çemail Kurtishi, nënkryetar i kuvendit të Prizrenit, dhe shton se pjesëtarët e komunitetit të tij ballafaqohen me probleme të shumta, duke filluar nga "mospërmbushja e premtimeve të qeverisë së Kosovës për të formuar komunën me popullsi shumicë boshnjake, deri te mosrespektimi i vendimeve të parlamentit për përdorimin zyrtar të gjuhës boshnjake në komunën e Prizrenit."

Asgjë nuk investohet në Gorë

Mursel Halili nga Dragashi, deputet i parlamentit të Kosovës, nga Iniciativa Qytetare e Gorës, nuk sheh asnjë progres pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë. Problemi ynë kryesor është mungesa e të drejtave në komunë. Në këtë rast ne jemi gjithmonë në pakicë dhe nuk mund të vendosim për fatin tonë. Kemi shumë probleme të lidhura me mbijetesën ekonomike të Gorës, sepse asgjë nuk është investuar këto vitet e fundit. Një numër i madh i njerëzve tanë është larguar për këtë arsye nga Kosova."

Pjesëtarët e komuniteteve pakicë nuk ndjehen të barabartë në Prizrenin multietnik. Edhe pse komuniteti turk është më i përfaqësuari, ka ministra në qeveri, deputetë dhe ka marrë komunën e Mamushës me popullsi kryesisht turke, Orhan Lopar, nënkryetar i komunës së Prizrenit thekson se pas vitit 1999 atyre u është ndërprerë e drejta e përdorimit të gjuhës në nivel Kosove. "Në shenjë proteste unë nuk kam marrë letërnjoftimin, sepse kërkoj që të bëhet në turqisht. Për mua ky është diksriminim. Nëse humbasim gjuhën, ne do të bëhemi shqiptarë."

Minderheiten Kosovo Schlagworte:, Refki, Minderheiten Kosovo, Wer hat das Bild gemacht/Fotograf?: Alija Refki, DW Korrespondent Wann wurde das Bild gemacht?: 2013 Orhan Lopar Angehörige der bosnischen Minderheit in Kosovo Zulieferung : Belma Fazlagić-Šestić

Orhan Lopar, nënkryetar i komunës së Prizrenit

Nuk ka egjiptianë në ndërmarrjet publike


Por ka edhe prej atyre, si Xhevdet Neziri, deputet në parlamentin e Kosovës nga komuniteti egjiptian, të cilët janë të kënaqur me gjëra të vogla. Vende të rezervuara për nxënësit dhe studentët e tyre, lirinë e lëvizjes dhe të fjalës, vetëm për disa prej tyre. Megjithatë këtë pejan e shqetëson mospërfaqësimi i bashkëatdhetarëve të tij në shërbimin publik. "Në ndërmarrjet publike numri i egjiptianëve është shumë i vogël, për shembull, në PTT dhe në Korporatën Energjetike të Kosovës ne nuk ekzistojmë. Një numër i papërfillshëm i egjiptianëve është i punësuar në polici dhe në doganë. Në bazë të ligjit ekzistues për institucionet publike është parashikuar që 10 përqind e të punësuarve duhet të jenë nga komunitetet joshumicë." Jonuzi, por edhe një numër gjithnjë e më i madh i të rinjve, jo vetëm nga komuniteti i tij, nuk shohin perspektivë në Kosovë. Të ardhmen e tij ai e planifikon ta ndërtojë diku në vendet e Evropës Perëndimore dhe siç thotë vetë, pret vetëm rastin e favorshëm që ta realizojë këtë.