1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Polonia merr subvencione më shumë se çdo vend tjetër i BE-së

Pa BE-në Polonia nuk do të kishte qenë në gjendje të financonte ristrukutimin e infrastrukturës dhe të ndërtonte rrjetin e ri të tramvajeve dhe të trenave, autostrada apo stadiume.

Rritja ekonomike ne BE

Ekonomia polake

Gjatë 10 viteve të fundit Polonia është zhvilluar me shpejtësi duke u bërë shembull për vendet e tjera. Kjo nuk do të ishte e mundur pa anëtarësimin e Polonisë në BE. Edhe gjatë viteve të ardhshme Polonia mund të gëzohet për subvencione të mëdha nga Brukseli. Për vitet 2014 deri 2020 në dispozicion të Polonisë janë 78 miliardë euro. Asnjë vend tjetër nuk merr kaq shumë. Falë ndihmës së BE-së Polonia ka arritur ndër të tjera ndërtimin e infrastrukturës, të objekteve sportive dhe të aeroporteve.

Ekonomia polake

Ekonomia polake

Një ndër qytetet që përfiton prej vitesh prej subvencioneve nga Brukseli është Lodzi. Prej më shumë se 10 vjetësh qyteti Lodz është një kantier ndërtimi. Aty po ndërtohet tani stacioni më i madh nëntokësor në Evropë. Kostot janë rreth 500 milionë euro dhe 70% të tyre i merr përsipër Bashkimi Evropian. Në gusht stacioni do të përfundojë, por treni ekspres Varshavë-Berlin mund të kalojë nëpër Lodz pas 4 vjetësh. "Kjo do të jetë një qendër e madhe, që do të lidhë të gjitha mjetet e transportit dhe kjo do t'i mundësojë qytetit dhe rajonit lidhje me të gjithë BE-në." - thotë Grzegorz Nita, Drejtori i Sektorit të Rrugëve të Komunikacionit.

Në qendër të qytetit ka shumë ndryshime. Ndërtesa e centralit të dikurshëm elektrik shkëlqen pas njëmbëdhjetë vitesh restaurimi në lavdinë e mëparshme. Prej një viti ndërtesa përdoret si qendër konferencash. Tani pritet që vendin e vet ta gjejë edhe skena kulturore.

"Investimet gjigande në infrastrukturë: autostrada, rrugë dhe transporti hekurudhor, e bëjnë Lodzit tërheqës për sipërrmarrjet dhe biznesin." - thotë kryetarja e bashkisë së Lodzit Hanna Zdanowska.

Shkalla e papunësisë në fillim të vitit 2000 ishte këtu rreth 20% . Ndërkohë është 9%. Lodzi dhe banorët përfitojnë nga subvencionet e mëdha të BE-së. E vetme Polonia nuk do të kishte qenë në gjendje ta financonte ristrukutimin dhe të ndërtonte rrjetin e ri të tramvajeve dhe të trenave, autostrada, stadiume etj. Të gjitha këto janë ngritur që nga viti 2004 e këtej.

Prodhimi ekonomik polak është dyfishuar që prej anëtarësimit të saj në BE. Por pagat janë ende rreth 70% më të ulëta se pagat mesatare në BE. Ky i frustron shumë polakë.