1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Polonia lejon sistemin antiraketor të SHBA në territorin e saj

Polonia dhe SHBA ranë dakord për ndërtimin e një sistemi mbrojtës antiraketor në territorin polak. Ndërmjetësuesit e të dyja shteteve nënshkruan në Varshavë (14.8.) marrëveshjen përkatëse. Rusia ndihet e kërcënuar.

Kryeministri polak Donald Tusk

Kryeministri polak Donald Tusk

Marrëveshja paraprake, që u arrit ndërmjet Polonisë dhe SHBA-ve ( të enjten në mbrëmje, 14.8.) parashikon, që krahas bazës goditëse të raketave mbrojtëse amerikane në veri të Polonisë të stacionohet edhe një bateri e raketave moderne kundërajrore patriot. Për sigurinë e Polonisë ka rëndësi të madhe prezenca e përhershme e trupave amerikane, argumentoi kryeministri Donald Tusk vendimin e qeverisë së tij:

"Më e rëndësishmja për ne është, që këtë e tregojnë përvojat e ditëve të fundit, që territori në rast të një konflikti të mbrohet që nga momenti i parë."

Bashkimi Evropian dhe NATO i kishin dhënë deri tani Polonisë ndjenjën e sigurisë politike, tha Tusku më tej. Por siç duket kjo nuk mjafton më.

"Unë besoj në forcën ushtarake të NATO-s, por unë edhe e di, se sa kohë zgjat, për ta vënë në funksionim këtë makineri. Dhe prandaj them fare qartë: Polonia do një partneritet të tillë nga ku vjen ndihmë që në ditën e parë. Sepse nuk është situatë e mirë, kur ndihma mbërrin për njerëzit e vdekur."

Pas marrëveshjes bazë për stacionimin e raketave tani ekspertët e të dy vendeve merren vesh për detajet teknike.

Mbështetje për vendimin e tij kryeministri Tusk mori edhe nga opozita nacionalonservatore PiS. Karol Karski, njëri shumë i besuar i udhëheqësit të opozitës Jaroslaw Kaczynski, foli për një marrëveshje që duhej të ishte bërë prej kohësh:

"Eshtë mirë, që kemi arritur në një emërues të përbashkët me qeverinë amerikane. Sistemi amerikan në mbrojtjen kundër raketave do të ofrojë mbrojtje nga shtetet vagabonde. Dhe me raketat "Patriot" mund të mbrohemi nga ato vende, që kanë raketa me rreze të shkurtër veprimi."

Këtu është fjala sigurisht vetëm për Rusinë. Moska ka kundërshtuar ndërtimin e një pjese të sistemit mbrojtjes antiraketor amerikan në Poloni si kërcënim të sigurisë së saj dhe ka porositur që të hiqet dorë nga një gare e re botërore armatimi. Menjëherë para marrëveshjes së stacionimit ministri i jashtëm rus Sergej Lawrow anulloi vizitën e tij në Poloni të planifikuar për shtator.

Opozita e majtë polake ka frikë nga ngrirja e marrëdhënieve ndërmjet Moskës dhe Varshavës, pohoi politikani Wojciech Olejniczak:

"Ky vendim do të sjellë tensione të reja në marrëdhëniet polako-ruse. dhe kjo tregon qartë, se sistemi i mbrojtjes kundër raketave është i drejtuar edhe kundër Rusisë."

Sipas ekspertëve ushtarakë polakë që këtë vit mund të fillojë ndërtimi i bazës goditëse me raketa amerikane.

  • Data 15.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Extv
  • Data 15.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Extv