1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Polonia kërkon krijimin e Unionit Energjitik Europian

Poloni kërkon një ‘Union Energjitik’: BE duhet negociojë për importin e gazit. Rusia do të humbte fuqinë në treg dhe Europa do të ishte e pavaruar e nuk mund t’i bëhej presion.

Nuk është gjithëçka keq. Ky ështe mesazhi që përhapet këto javë në Bashkimin Europian, kur flitet për varësinë nga gazi rus. Në fjalët e Komisonierit të BE për Energjinë Günther Oettinger, kjo tingëllon kështu: "Pavarësisht krizës aktuale gazi nga Rusia rrjedh në tregjet Europiane."

Që kjo do të qendrojë kështu Oettinger nuk ka asnjë dyshim. Të dyja palët varen nga njëra-tjetra dhe Rusia do të vazhdojë furnizimin. "Ne kemi nevojë për gazin rus në tregjet tona dhe Rusia ka nevojë për paratë nga Europa për qytetarët e saj", tha ai në një konferencë për shtyp në muajin mars.

Në foto: Günther Oettinger

Në foto: Günther Oettinger

Në Ukrainë situata është më ndryshe. Rusia ka tërhequr mbrapa premtimin që i kishte bërë Ukrainës për të ulur çmimin e gazit në muajin prill, premtim që ishte bërë gjatë qeverisjes së Janukoviç. Tani ukrainasit do të paguajnë çmimin e plotë për gazin, çka për ta do të thotë 44% më shumë.

Edhe në Poloni, ku më shumë se gjysma e gazit vjen nga Rusia, ekziston shqetësimi se Moska mund të përdorë varësinë e shumë vendeve europiane nga gazi i saj. Rusia mund të diktojë çmimin ose të përdorë pozicionin e saj si eksportuesi më i madh i gazit në Europë, për të bërë presion ndaj qeverive europiane.

Vizione të shtrenjta

Kryeministri polak Donald Tusk ka përpunuar një propozim se si mund të shmanget ky rrezik: Sipas tij, Bashkimi Europain duhet të jetë më i bashkuar dhe të flasë më një zë të vetëm nda Moskës. Në këtë mënyrë BE do të negociojë me Rusinë si një klient i madh.

Gazetari gjerman dhe eksperti i gazit Heiko Lohmann thotë se ky propozim nuk mund të ketë shanse të mëdha. "Ky do të ishte një ndryshim i madh i praktikave të tregut deri tani. Është e paimagjinueshme qe të realizohet një gjë e tillë, sepse çdo kompani ka kontrata të veçanta me Rusinë", thotë Lohmann.

Në foto: Heiko Lohmann

Në foto: Heiko Lohmann

Lohman druhet se nëse importi i gazit do të negociohej nga BE, atëherë çmimi mund të ishte më i lartë. Deri tani firmat private blinin gazin sipas kritereve ekonomike, mundësisht sa më lirë. Por nëse një aktor politik do të kërkonte furnizim me gas sipas kritereve politike dhe morale, atëherë çmimi do të ishte më i shtrenjtë.

Sa i sigurtë është në të vërtetë furnizimi?

Sipas Komisionerit të BE Oettinger kjo pyetje nuk mund të shtrohet ende. Nëse Moska do të përdorë gazin si një armë politike, BE do tëishte gati. "Në vitet e fundit kemi parë edhe mundësi të tjera dhe dy furnizues janë Norvegjia dhe Algjeria." Por për momentin marrja e gazit nga Veriu i Afrikës është i vështirë sepse për shkak të problemeve Algjeria pothuajse ka ndaluar prodhimin e gazit, e situata është pothuajse e njëjtë në Libi dhe Egjipt.

Nëse gjithëçka do të shkonte keq Günther Oettinger, thotë se ka edhe një rezevvë strategjike: "Ne kemi ndërtuar kapacaitetet tona rezervë. Shtetet anëtare janë të detyruar të kenë rezerevë gazi për të paktën 30 ditë."

Sipas këndvështrimit polak, a mund të mendohet për një Union Energjitik Europian? Jo thotë Heiko Lohmann. Bindja e tij është se Brukseli e ka mbyllur më parë mundësinë e një Unioni Energjitik. “Deri tani BE është përpjekur të krijojë një treg të brendshëm harmonik dhe konkurues sa i përket gazit dhe elektricitetit, ndërsa iniciativa polake shkon në drejtim të kundërt”, përfundon Lohmann.