1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Polonia gati për ndërtimin e impianteve nukleare

Naomi Conrad / Amarildo Topi26 Shtator 2012

Pas tragjedisë së Çernobilit në 1986, Varshava e ndërpreu dërtimin e një reaktori nuklear në vend. Qeveria aktuale e ka rizbuluar këtë mënyrë të përftimit të energjisë duke piketuar vendet për ndërtimin e reaktorit.

https://p.dw.com/p/16EVy
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ditën që nisi të binte shi i verdhë dhe i helmuar në Europën Lindore, Taoteusz Pastusiak ishte duke punuar pranë shtëpisë së tij. Ai nuk kishte fare dijeni se disa mijëra kilometra më tej kishte ndodhur një shpërthim bërthamor në reaktorët nuklearë të Çernobilit, duke çliruar në ajër gaz radioaktiv që u shpërnda pothuajse në të gjithë Europën. “Unë isha duke punuar kopështin dhe po mendoja: Pse dheri është i verdhë? Unë po vazhdoja të punoja atje. Vetëm pas pesë ditësh mësova se çfarë kishte ndodhur në Çernobil, por ishte tepër vonë,” thotë i dëshpëruar Pastusiak, që fatmirëisht është ende gjallë.

Në atë kohë shiu i ndotur, shkoi nga Çernobili në Ukrainë deri në Gdansk në Poloninë Veriore e natyrisht depërtoi edhe në gjakun e Pastusiak-ut. Nëntorin e shkuar banorëve të zonës ku ai jeton i'u komunikua se qeveria polake ka zgjedhur zonën afër Parkut Natyror Kopalino si një nga tre vendet e mundshme për të ndërtuar reaktorin bërthamor. Ata janë informuar gjithasthu se shpimet paraprake do të fillojnë pas pak muajsh.

Shtëpia e Pastusiak është vetëm pak hapa larg zonës së mbrotjur, që vizitohet nga shumë turistë gjermanë dhe polakë për shkak të dunave ranore që zhvendosen. Por uji i ftohtë i detit do të ishte ideal edhe për ftohjen e reaktorëve.

Frika nga aksidnetet bërthamore

Një inxhiner polak, i cili nuk ka dëshirë të bëjë publik emrin e tij, pranon se disa njerëz afër zonës ku do të ndërtohet reaktori shpresojnë se mund të marrin rroga të mira, por sërish kanë frikë se ndërtimi i reaktorit mund të shkretojë tokat e tyre dhe të largojë turistët.

“Çfarë do të ndodhë këto pas njëzet apo 30 vitesh kur të jetë ndërtuar reaktori?E sigurtë është që nuk do të ketë turizëm. Kush do të japë kompesim për të gjithë këta njerëz që jetojnë këtu? Akush!” thotë i revoltuar Pastusiak.

Më shumë se 500 kilometra më larg ndodhet Ambasada Polake në Gjermani. Arkadiusz Roman, përfaqësues i ambasadës thotë se e kupton shqetësimin e banorëve. “Sigurisht që njerëzi janë të frikësuar, kjo është lehtësisht e kuptueshme. Të tregohem i sinqertë edhe unë do të shqetësohesha nëse një reaktor nuklear do të ndërtohej pranë oborrit të shtëpisë. Sidomos pas katastrofës së Fukushimës. Për këtë arsye ne, qeveria, duhet t'u shpjegojmë njerëzve pse po i ndërtojmë këta reaktorë,” shprehet zyrtari polak.

Polen Atomkraftwerk
Fotografi: DW

Cilat janë përfitmet reale?

Që kur ka marrë postin në vitin 2007, Roman ka bërë shumë punë për të bindur banorët e zonët për të mirat që mund të sjelli ndërtimi i reaktorit bërthamor. Ai ka vënë theksin tek hapja e vendeve të reja të punës dhe që Polonia të mos varet më nga qymyri, nga i cili prodhohet 90% e energjisë në Poloni. Duke u nisur nga tragjedia e Fukushimës vitin e shkuar qeveria gjermane vendosi të pezullojë planet e saj për reaktorët bërthamorë dhe Roman ka punuar edhe jashtë orarit për t'u shpjeguar gjermanëve se pse nuk do të ketë një Fukushimë Baltike.

Ai shton se reaktorët do të prodhojnë pothuajse çerekun e energjisë të nevojshme për Poloninë, por But Katarzyna Guzek, nga organizata Greenpeace, thotë se sërish është shumë pak për një investim të tillë.  “Është ende e mundshme që Polonia të jetë e pavarur nga ana energjitike e të krijojë vende pune në sektorë të tjerë dhe jo të investojë në impiante nukleare që janë të rrezikshëm,” thotë aktivistja.

Këto rreziqe e kanë lënë pa gjumë Pastusiak për netë të tëra. Ai ka frikë për shtëpinë e tij dhe bizensin e vogël të turizmit ku ka investuar të gjitha të ardhuart. Së shpjeti ato nuk mund të kenë asnjë vlerë dhe ai ka frikë se më pas nuk ka mundësi të paguajë për shkollimin e vajzës së tij, që sapo ka nisur shkollën fillore. Por mbi të gjitha ai i trembet edhe njëherë shiut të ndotur.